Kërcënimi i Trump dhe marrëveshja për mineralet: Sa e sigurt është Ukraina?

19 Prill 2025, 10:48Bota TEMA
Kërcënimi i Trump dhe marrëveshja për mineralet: Sa e sigurt

Ukraina e nisi këtë të shtunë me një rreze shprese në horizontin diplomatik, teksa nënshkroi një “kornizë” paraprake marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara për bashkëpunim në sektorin e burimeve natyrore dhe energjetik. Marrëveshja parashikon investime amerikane në rindërtimin e Ukrainës, në këmbim të një ndarjes së fitimeve të vendit nga mineralet, infrastruktura energjetike, si dhe nafta e gazi natyror.

Megjithatë, entuziazmi diplomatik i Ukrainës u përplas me realitetin politik në Ëashington. Pavarësisht shpresave se pakënaqësia në rritje e SHBA ndaj qëndrimeve ruse do të sillte sanksione të reja ndaj Moskës, retorika e administratës Trump sinjalizon një tërheqje nga angazhimi i mëparshëm. Paralajmërimi se Uashingtoni mund të braktisë përpjekjet për paqe nëse nuk shihet përparim i shpejtë, përputhet më shumë me interesat e Kremlinit sesa me ato të Kievit.

Ekspertët bien dakord se pesha kolektive e Ukrainës dhe aleatëve të saj evropianë do të ishte e pamjaftueshme për të frenuar agresionin rus në një perspektivë afatgjatë. Ndërkohë, Rusia vazhdon të intensifikojë ofensivën ushtarake, duke kryer disa nga sulmet më të rënda kundër civilëve në javët e fundit.

Vetëm të premten, më shumë se 100 persona u plagosën dhe një u vra në Kharkiv, kur tre raketa goditën zonat e banuara të qytetit. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë deklaratë dënimi.

Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim të plotë nën këto kushte të tensionuara. Nga ana tjetër, Rusia nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj maksimaliste, për më shumë territor ukrainas dhe largimin e Presidentit Volodymyr Zelensky.

Në terren, komandanti i një anijeje patrullimi ukrainase në Detin e Zi, Mykhailo, 26 vjeç, thekson rrezikun e një konflikti më të gjerë nëse Rusia del fituese. “Nëse Rusia pushton të gjithë Ukrainën, kush e di? Në 10 apo 15 vjet, do të shkojë në Poloni, Lituani, Estoni… kjo është mjaft e qartë,” thotë ai.

Ndërsa ndihma amerikane po shkon drejt përfundimit dhe një paketë e re nuk pritet të kalojë në Kongres, Ukraina përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha për të ruajtur mbrojtjen e saj. Konsensusi ndërkombëtar është se Evropa, e vetme, nuk do të mund të përballojë peshën e mbështetjes së plotë për Ukrainën në afatgjatë.

Në frontin jugor, Ukraina ka arritur disa suksese, duke detyruar flotën ruse të tërhiqet dhe duke rivendosur korridore detare për eksportet. Megjithatë, Zelensky pranon se realitetet pozitive në fushëbetejë shpesh humbasin përballë mungesës së angazhimit ndërkombëtar.

Marrëveshja për mineralet me SHBA shihet gjithashtu me skepticizëm, duke u interpretuar nga disa si më shumë një sipërmarrje ekonomike sesa një aleancë strategjike. Pyetja që ngrihet gjithnjë e më shpesh është: A kujdeset më SHBA për të ardhmen politike dhe territoriale të Ukrainës, apo thjesht për interesat e veta tregtare?

BBC

1 Komente

  1. I
    Igor

    Per 50% e ka fajin Ukraina qe pa filluar lufta i besoj perendimit sidomos Amerikaneve,Britanise,Frances ,dhe Gjermanise kur keta refuzuan akordin e Miskut dhe me lufte dote arinin nji fitim ndaj Moskes por mendimi nuk ishte per ndihme por per shitjen e armeve qe e futen Ukrainen ne borxhe qe tani nuk ja del se si ti paguaj ,dhe tani mineralet nentokesore ,gazi vaji,energjia dhe cka i mbetet Ukraines vetem nji kapitullim ,por ma keqja dote vjen neqoftese Rusia doti mban rajonet okupuara ateheri cohet Polonia dhe kerkon teritorin e saj dhe Rumania,Hungaria ,molldavia dhe Sllovakia cka i mbetet Ukraines vetem Kievi Ukraina e vertete pa ndihmen e Stalinit nuk dote ishte sot haq e madhe po ky Trumpi nuk e pranon se flet per interesin e vet por e quan akoma ndihme te mjeret gjith ata qe jane te mvarur nga keta demagoge.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje