Ministri i Jashtëm iranian skeptik ndaj qëllimeve të SHBA-ve për programin bërthamor, kërkon mbështetjen e Rusisë!

18 Prill 2025, 22:25Bota TEMA
Ministri i Jashtëm iranian skeptik ndaj qëllimeve të SHBA-ve

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka kërkuar që Rusia të luajë rol në bisedimet vendimtare për fatin e programeve bërthamore të Teheranit, pasi shprehu dyshime për qëllimet e Shteteve të Bashkuara në prag të raundin të dytë të bisedimeve.

Duke folur të premten, së bashku me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, Araqchi tha se ende beson është e mundur të arrihet një marrëveshje.

Diplomati iranian pritet të takohet më 19 prill në Romë me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, për rundin e dytë të bisedimeve mbi programet bërthamore të Iranit.

“Edhe pse kemi dyshime serioze për qëllimet dhe motivet e palës amerikane, ne do të marrim pjesë në negociatat e nesërme”, tha Araqchi në Moskë.

Raundi i parë i bisedimeve në Oman javën e kaluar ishte i nivelit më të lartë të bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit prej se presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga një marrëveshje historike bërthamore në vitin 2018.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po bën përpjekje për të ndërtuar armë bërthamore.

Teherani i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke këmbëngulur se përpjekjet e tij kanë qëllime paqësore, si prodhimi i rrymës.

Më herët gjatë javës, Witkoff bëri thirrje për përfundimin e të gjitha programeve të pasurimit të uraniumit të Iranit.

Inspektorët ndërkombëtarë thonë se Teherani ka arritur të pasurojë rezervat e tij të uraniumit deri në 60 për qind – shumë afër pragut ku uraniumi konsiderohet si i përshtatshëm për të ndërtuar armë bërthamore.

REL

1 Komente

  1. I
    Igor

    Rusia nuk mbeshtet askend i vetmi qe mbeshtetet eshte Serbia ,ju e pate sa e ndihmonte Asadin ata mbrojne vetem interesat e veta ku Izraeli bombardonte xhdo jave Sirine dhe kure nuk u ndihmua nga Rusia me S400 qe kishte ne bazat ushtarake ne Siri dhe e njejta dote ndodhe me Iranin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje