Forcat ruse kanë goditur një autokolonë me ndihma të Kombeve të Bashkuara në rajonin ukrainas të Hersonit, që pjesërisht është i pushtuar nga Moska, tha Kievi më 14 tetor, duke shtuar se nuk ka viktima nga ky sulm.
Kreu i administratës rajonale ushtarake tha se dronët rusë dhe sulmet me artileri u kryen afër qytezës Billozerka, që gjendet në frontin e luftës.
“Pushtuesit me qëllim shënjestruan kamionë të organizatës OCHA të OKB-së me dronë dhe artileri”, shkroi në rrjetet sociale zyrtari lokal, Oleksandr Prokudin.
Ai tha se autokolona përbëhej nga katër makina dhe “një makinë u dogj krejtësisht, ndërkaq një tjetër është dëmtuar rëndë”, ndërkaq dy makinat e tjera i shpëtuan sulmit.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiga, e quajti sulmin “një tjetër shkelje brutale të ligjit ndërkombëtar, që dëshmon shpërfilljen totale të Rusisë ndaj jetës së civilëve dhe ndaj detyrimeve të saj ndërkombëtare”.
OKB-ja ende nuk ka komentuar për këtë incident dhe po ashtu nuk ka ndonjë reagim nga Moska.
Prokudin publikoi një fotografi që shfaqi një kamion të bardhë me emblemën e Programit Botëror të Ushqimit që ishte përfshirë nga zjarri.
Që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, autoritetet ukrainase dhe grupet e ndihmës kanë thënë se stafi dhe ndërtesat e tyre janë bombarduar nga forcat e Moskës.
Keto i ban vet ai struci i Ukraines !!!!
Ose autokolona kishte arme si pa dashje
Boll jeni te pabesueshem, hileqare dhe pisa: Autokolonat me arme i konsideroni si ndihma per civilet. N.q.s jane ndihma duhet te shkojne ne Gaza dhe jo ne Ukraine qe eksporton grure, minerale, drone etj me falni se harrova, eksportoni edhe kurva.
Foto sa 1 mije fale: Rusiaka "goditur" nje autokolne me ndihma te OKB dhe ne foto nja veture e shkateruar, autokolona me ndihma eshte ne mendjen e Zheles.