Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten në Shtëpinë e Bardhë. “Besoj se po”, u përgjigj Trump para gazetarëve, kur u pyet nëse do të priste liderin ukrainas në Uashington.
Nga ana tjetër, Zelensky ka njoftuar përmes një postimi se një delegacion ukrainas tashmë është nisur drejt Shteteve të Bashkuara. Në përbërje të tij janë kryeministrja Yulia Svyrydenko, shefi i zyrës presidenciale Andriy Yermak, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Rustem Umerov, si dhe disa zyrtarë të tjerë diplomatikë.
“Do të zhvillojnë disa takime. Të premten do të kem edhe unë mundësinë të shkoj në Uashington dhe të takohem me presidentin Trump. Besoj se do të diskutojmë një sërë masash që kam ndërmend të propozoj”, shkruan Zelensky, duke konfirmuar udhëtimin e tij të afërt në SHBA dhe duke falënderuar Trump “për dialogun dhe mbështetjen”.
Duhet me i thënë të mos lëshojë dron neper Europe .
Ky si me qene turist, ngeli ne avion apo fshati digjet kurva krihet. Po kot e ka se Trump nuk ja harron sjelljen prej halabaku ne Shtepine e Bardhe dhe pabesine ne vitin 2019