Presidenti kinez Xi Jinping i ka thënë kryeministrit indian Narendra Modi se “zgjedhja e duhur” për Kinën dhe Indinë është të jenë miq dhe partnerë, teksa dy vendet më të populluara në botë po afrohen mes tyre në një moment tensionesh të përbashkëta me SHBA-në.
Takimi u zhvillua të dielën në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, dhe shënon vizitën e parë të Modit në Kinë pas shtatë vitesh.
Dy liderët shtrënguan duart përpara kamerave, ndërsa diskutimet erdhën në një kohë kur të dy vendet përballen me tarifa të rënda amerikane dhe kritika perëndimore për lidhjet e tyre me Rusinë gjatë luftës në Ukrainë.
“Bota sot po kalon transformime që ndodhin një herë në një shekull. Është zgjedhja e duhur që dy palët të jenë fqinjë të mirë e partnerë që ndihmojnë suksesin e njëri-tjetrit, dhe që dragoi e elefanti të vallëzojnë bashkë,” tha Xi.
Vizita në Kinë vjen në një moment kur marrëdhëniet Indi–SHBA janë përkeqësuar pas vendosjes së tarifave të reja nga Trump mbi eksportet indiane, të lidhura me blerjet e naftës ruse.
Gjatë samitit, Modi pritet të zhvillojë edhe një takim me presidentin rus Vladimir Putin. Lufta në Ukrainë pritet të dominojë diskutimet, ndërsa Perëndimi ka rritur presionin ndaj Moskës dhe partnerëve të saj.
Marrëdhëniet Pekin–Nju Delhi kanë treguar shenja normalizimi Megjithatë, analistët paralajmërojnë se mungesa e besimit mes dy liderëve mbetet pengesë.
Kujtojmë se në vitin 2020, përplasjet në Himalaje sollën vdekjen e 20 ushtarëve indianë dhe 4 kinezë, ndërsa kufiri i tyre 3.379 km mbetet i papërcaktuar.
Besoj se mentaliteti i Trampit per ti trajtuar kombet si pa asnje interes per te po jep kundraproduktet e para nuk besoj se e ka mundesine qe do tju tregoj arogancen e tij duke i bombarduar siç ja bere Iranit.
astrit,e ke lexuar atë që është shkruar??përveç titullit duket sikur,nuk ke lexuar asgjë tjetër??ndoshta maksimumi,mund ta kesh lexuar por nuk e ke kuptuar!!kemi thënjen e xi që është bërë fakt i kryer për gazeKARIN e meros,vetëm e vetëm se të dy përfaqsuesit e dy shteteve kanë shtrënguar duart!nuk kemi asnjë fjalë të modit!prandaj dhe nëse e ka thënë xi,e nuk e ka mbështetur modi,është njëlloj si me fol një gojë e me pjerdh një bythë!!dhe portokalliu takoi putën e shtrënguan duart,por kjo nuk do të thotë se janë bërë miq!!pavarsisht se portokalli ka dëshirë!!
IDIOTI Tramp shkateroi strategjine mbi 20 vjeçare diplomatike te Amerikes me Indine dhe Kinen me tarifat idiote qe po fut gjith boten ne nje kaos te paparashikueshem