
Kina ka reaguar publikisht ndaj dokumentit të adoptuar nga NATO në Samitin e Madridit. Sipas Konceptit Straegjik, Rusia konsiderohet si kërcënim kryesor dhe pas saj Kina përkufizohet si rrezik.
Lidhur me dokumentin e grupit të ri armiqësor, Pekini zyrtar ka përcjellë një reagim të vetin, përmes të cilit shpreh shqetësime serioze.
"I ashtuquajturi Koncepti i ri Strategjik i NATO-s injoron faktet, deformon të vërtetën, stigmatizon politikën e jashtme të Kinës, bën deklarata të papërgjegjshme rreth zhvillimeve natyrale ushtarake të Kinës dhe politikës së vet të mbrojtjes, promovon konfliktin dhe konfrontimin, është i mbushur me mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike", ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian.
Ai ka vënë në dukje se Kina nuk ka pushtuar ndonjëherë ndonjë vend dhe asnjëherë nuk i është bashkuar blloqeve ushtarake. Koncepti i ri Strategjik përmendi Kinën si kërcënim për herë të parë që nga themelimi i NATO-s, duke gjetur termin sfidë sistemike për Perëndimin.
Te gjithe diktatoret e botes kane problem kur dikush me i forte mund ti mposhte.
na plasi shoku mao ne se ca llomotitni juve.ju plera qe faji i rusise qe arritet deri ketu e me pas i prodit qe ju dha akses ne europe.
Lejfeni bene rolin e strucit..!!!!! Perse Kina po armatoset kaq sh kur ka konceptin vetem te mbrotjes…??!!! Kinezet jane si skutha hiqen si paqedashes por jane po aq imperialist sa dhe te tjeret kete perendimi e di sh mire jo nga ngerdheshjet e tyre te zakonshme dhe bajate por nga vete aktiviteti real i Kines.