Kina ndërpret bashkëpunimin me SHBA-në për çështjet kryesore

5 Gusht 2022, 18:20Bota TEMA

Kina ndërpret bashkëpunimin me SHBA-në për

Kina do të ndërpresë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në disa fusha kyçe, duke përfshirë ndryshimin e klimës, bisedimet ushtarake dhe përpjekjet për të luftuar krimin ndërkombëtar.

Masat e reja vijnë pasi një delegacion i Kongresit të SHBA, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin, shkruan BBC.

Kina, e cila gjithashtu njoftoi se po sanksiononte zonjën Pelosi dhe familjen e saj, e sheh vizitën si një sfidë ndaj pretendimeve të saj për sovranitet mbi Tajvanin.

Sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme kineze, dialogu midis zyrtarëve të mbrojtjes së SHBA dhe Kinës do të anulohej, ndërsa bashkëpunimi për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, ndryshimin e klimës dhe hetimin e krimit ndërkombëtar do të pezullohej.

Edhe pse SHBA nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, Uashingtoni mban një marrëdhënie të fortë, që përfshin shitjen e armëve për ishullin e vetëqeverisur.

Shtëpia e Bardhë dënoi “sulmet me raketa precize” të Kinës të cilat gjatë ditës së enjte preken ujërat jashtë brigjeve të Tajvanit.

Pekini i kreu sulmet si pjesë e stërvitjeve ushtarake që kanë ngritur tensionet në rajon në nivelin më të lartë në dekada.

1 Komente

  1. a
    american22al

    Kina i ka shpallur lufte USA me kohe duke futur ne kete vend sasira te medha drogash vdekje prurese. Toleranca e USA ndaj Kines eshte e habiteshme.......Sa per nderprerjen e bashkepunimit ne disa fusha nuk eshte mire ne pergjithesi por kush e can by..en per Kinen...!!!

    Lini një Përgjigje