Lavrov: Rusia, e gatshme të bisedojë me SHBA-në për shkëmbimin e të burgosurve

5 Gusht 2022, 13:49Bota TEMA

Lavrov: Rusia, e gatshme të bisedojë me SHBA-në për

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska është e gatshme të diskutojë për shkëmbimin e të burgosurve me Uashingtonin përmes një kanali ekzistues diplomatik.

Kjo deklaratë e Lavrovit u bë një ditë pasi një gjykatë ruse dënoi me nëntë vjet burgim basketbollisten amerikane, Brittney Griner, nën akuzat për kontrabandë droge.

"Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për këtë temë, por brenda kornizës së kanalit për të cilin u ra dakord nga presidentët [Vladimir] Putin dhe [Joe] Biden", tha Lavrov në një konferencë për media në margjinat takimit në Samitin e Azisë Lindore.

Lini një Përgjigje