Kishte planifikuar të vriste kryeministrin Mark Rutte, Spanja liron bosin e drogës

23 Prill 2024, 15:10Bota TEMA
Kishte planifikuar të vriste kryeministrin Mark Rutte, Spanja liron bosin e

Një trafikant i njohur droge, i cili kishte planifikuar të ekzekutonte trashëgimtarin e fronit në Holandë dhe kryeministrin e vendit, Mark Rutte, është liruar nga burgu në Spanjë.

Madridi ka liruar kreun e rrezikshëm të kartelit “Mocro Mafia”, Karim Bouyakhrichan, i cili u arrestua në Marbella, janarin e kaluar, gjatë një megaoperacioni kundër pastrimit të parave.

Sipas mediave, Holanda priste ekstradimin për ta gjykuar në vend për trafik droge ndërsa Spanja kërkonte ta gjykonte për pastrim parash, duke e liruar me kusht.

Në vitin 2022, Karim Bouyakhrichan po planifikonte të rrëmbente ose të vriste trashëgimtaren e fronit, princeshën holandeze Amalia. Asokohe ajo u detyrua të braktiste rezidencën studentore dhe të kthehej në pallatin mbretëror, pasi policia mori prova të besueshme për planin e kartelit të drogës.


Kur autoritetet holandeze mësuan për arrestimin e tij, ata paraqitën një kërkesë ekstradimi në Gjykatën Kombëtare të Spanjës, duke kërkuar që Karim të përballej me drejtësinë në Holandë, ku akuzohet për trafik droge.

Në kërkesën e autoriteteve holandeze theksohej se bosi i kartelit ishte një nga më të rrezikshmit në listën e kriminelëve të kërkuar të Interpolit.

Ai kërkohej për rolin e tij në një luftë për territoret e drogës në Europë, e cila zgjati dhjetë vjet, ku dhjetëra njerëz vdiqën në Belgjikë, Holandë, Spanjë dhe Marok.

Lini një Përgjigje