Komisioni Europian fik kondicionerët - Brukseli: Jemi të detyruar të kursejmë energjinë

27 Qershor 2026, 16:00Bota TEMA
Komisioni Europian fik kondicionerët - Brukseli: Jemi të detyruar

Në një kohë që Evropa po përballet me temperatura deri në 40 gradë celsius, Selia e Komisionit Evropian është detyruar të fikë kondicionerët me arsyetimin për të kufizuar shpenzimin e lartë të energjisë elektrike. 

Sipas “Politiko” stafi që punon në ndërtesën Berlaymont ka marrë një mesazh ku shkruhej: “BERL — URGJENTE — Për shkak të kushteve ekstreme të motit, mbyllje e detyruar e sistemit të ftohjes së ajrit nga kati 1 deri në 7 për pjesën tjetër të ditës. 

Në këtë ndërtesë 13-katëshe ndodhet zyra e Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen, 26 komisionerëve të saj dhe rreth 3,000 anëtarë të stafit, një pjesë e të cilëve preken nga ky udhëzim i ri. 

Ky njoftim shkaktoi zemërim në radhët e punonjëseve, të cilët do të duhet të punojnë në kushte më të vështira në këto ditë përvëluese vere, madje disa prej tyre e kanë quajtur feudalizëm këtë gjë, fikjen e kondicionerëve për punonjësit nga kati i parë deri në katin e shtatë. 

Vala e të nxehtit në Evropë ka shkaktuar një diskutim të madh sa i takon mungesës së sistemeve të ajrit të kondicionuar në shtëpi dhe zyra në pjesën më të madhe të Evropës. 

Në Belgjikë, një e pesta e të gjithë trenave janë pa ajër të kondicionuar, duke bërë që kompania kombëtare hekurudhore të anulojë shumë shërbime në orën e pikut. 

Gjatë kësaj jave Parlamenti Europian është përballur gjithashtu me ndërprerje të energjisë për shkak të konsumit të energjisë nga përdorimi i shtuar i kondicionerëve.

1 Komente

  1. Q
    Qytetare

    Hajdeni ketu tek ne në Shqiperi se ka boll per te gjithe pa kursim fare. Ne vjedhim, plackitim buxhetin e shtetit sic beri bulledra Balluku dhe mbrohet me fanatizem nga kryeministri yne. Kshu don te shkoje ne BE kryeministri yne, a nuk e sheh cfare rregullash paska Evropa per vete.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje