Kryeministri Edi Rama ndau sot statistika mbi rritjen e numrit të turistëve në Lezhë, ku regjistrohen 15% më shumë turistë krahasuar me një vit më parë.
Rama ndau të dhënat e publikuara nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, ndërsa theksoi se këto nuk janë thjesht shifra, por është Lezha që nuk ndalet dhe Shqipëria që nuk ndalet.
Prandaj, sipas Kryeministrit, edhe kalimi në një nivel tjetër, me turizmin e resorteve me 5 yje është jo vetëm domosdoshmëri ekonomike, po edhe gjeostrategjike.
Sipas të dhënave të publikuara nga kryebashkiaku Ndreu, përveç vizitorëve vendas dhe shqiptarëve nga Kosova, këtë vit në Lezhë vihet re një prani më e madhe se kurrë e turistëve nga shumë vende të Europës.
Turistët e huaj që kanë vizituar bregdetin e Shëngjinit gjatë kësaj periudhe përbëjnë rreth 20% të totalit të vizitorëve dhe vijnë kryesisht nga Gjermania, Polonia, Italia, Çekia, Austria, Zvicra, Rumania, Ukraina, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Suedia.
Sipas të dhënave të mbledhura nga bizneset turistike turistët gjermanë përbëjnë grupin më të madh, me rreth 20% të turistëve të huaj.
Në vijim janë turistët polakë 15%; turistët italianë 10%; turistët çekë 10%; dhe pjesa tjetër përbëhet nga vizitorë nga vende të tjera europiane.
Këto shifra konfirmojnë rritjen e interesit për Lezhën dhe Shëngjinin si destinacione turistike gjithnjë e më të preferuara në rajon dhe më gjerë.
Imagjinoni si zhvillohet turizmi, kryeministri, pra idioti i Lindes me kapele, eshte zograf, ndersa kryetari i bashkise Lezhe eshte polic.
E pse keshtu? Qe te mos e shohim me detin tone me sy? Qe ju te boni para pa fund? Qe atje te shkoje vetem Zaua yt? Qe femijet tane te vazhdojne te rriten rrugeve pa trotuar te qyteteve qe ti e te tjere i keni bere te pajetueshem? Qerohu Pallosh, zhduku...
Talle leshin bablok talle, shikoje trafikun qe behet nga miloti deri ne lezhe per shkak se ti me agjenturat e huaja e ben kastile qe mos te zhvillohet zona e veriut. Kur ta do interesi i b se vogel shtypit thirresh tek agjenturat e huaja por kur ty ata tw vene ne pushtet dhe ne kembim duhet te ju a fusesh shqiptareve athere eshte cdo gje ne rregull per ty …. E quan zhvillim