“Konflikti po përdoret nga kukulla të gjeopolitikës”, Putin: Bombardimi i civilëve në Gaza, i pajustifikueshëm

31 Tetor 2023, 10:21Bota TEMA
“Konflikti po përdoret nga kukulla të gjeopolitikës”,

“Nuk ka asnjë justifikim për bombardimin e qindra e mijëra civilëve në Gaza.” Kështu është shprehur ditën e sotme, presidenti rus, Vladimir Putin. 

Lideri rus shtoi po ashtu, se situata në Lindjen e Mesme po përdoret “nga kukulla të gjeopolitikës” për qëllime egoiste.

“Ata që qëndrojnë pas konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe krizave të tjera rajonale do t’i përdorin pasojat e tyre shkatërruese për të mbjellë urrejtje. Ky është qëllimi kryesor i këtyre kukullave gjeopolitike.”

Ndërkohë, nga ana tjetër, presidenti amerikan Joe Biden, i bëri thirrje Izraelit që të mbrojë civilët në Gaza.

“Presidenti Biden ia ka bërë shumë të qartë Izraelit se ne presim që ata të veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” theksoi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, në një konferencë për shtyp.

3 Komente

  1. .
    ...

    Ky Putin ështe si islamikët, barbar ndryshe thotë dhe ndryshe bëne vet.

    Përgjigjjuni
    1. !
      !!??

      Pse eshte barrbar!? Se mbron kombin e vet, nga naziskinet ukrainas dhe homot e perendimit, apo keshtu ju pelqen rusofobevet te albanistanit!!???

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Kur Putin del me dy standarte, njerin per civilet palestineze dhe tjetrin per ata ukrainas, kete ja do puna, por kur individe qe nuk kane asnje interes nga te dyja palet dalin me dy standarte sic ke dale zotrote, kjo eshte vertet per tu cuditur. Civilet jane te pafajshem nga cdo ane. Putin sulmoi nje shtet tjeter duke bombarduar dhe vrare civilet, qe e fut ate ne te njejtin nivel me kriminelet e Hamasit dhe shtetin Izraelit. Te pakte ki miresine dhe mos fol gomarlleqe ne respekt te atyre mijera te pafajshmeve, femije, gra, pleq e plaka qe kane humbur jeten ne te dy kampet e luftes, qe ata nuk e provokuan.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje