Kremlini urdhër zyrtarëve rus: Hidhini iPhone-ët, Perëndimi ju vëzhgon

20 Mars 2023, 13:20Bota TEMA

Kremlini urdhër zyrtarëve rus: Hidhini iPhone-ët, Perëndimi

Zyrtarët e qeverisë ruse janë urdhëruar nga Kremlini që të ndalojnë përdorimin e iPhone-ve të Apple për shkak të frikës se pajisjet janë të cenueshme nga shërbimet e inteligjencës perëndimore.

Siç shkruan gazeta financiare “Kommersant”, Sergei Kiriyenko, nënkryetari i parë i administratës presidenciale, i ftoi zyrtarët të ndërrojnë pajisjet e tyre telefonike deri më 1 prill.

“Gjithçka ka mbaruar për iPhone: ose hidheni ose jepjani fëmijëve. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë deri në fund të marsit”, ka thëmë Kiriyenko.

Nga ana e tij, megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pohoi se nuk mund të konfirmonte publikimin përkatës dhe shtoi megjithatë se telefonat inteligjentë nuk mund të përdoren për çështje zyrtare.

“Është e qartë se telefonat inteligjentë, sido që të jenë, nuk mund të përdoren për qëllime zyrtare… këtu nuk ka asnjë ndryshim. Çdo smartphone është një mekanizëm mjaft transparent, kështu që nuk ka rëndësi se cili sistem operativ është Android apo iOS ”, vuri në dukje Peskov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

3 Komente

  1. M
    Maks

    Tani ne lufte jemi Rusi e kinezi ngalojn pajisjet perendimore Dhe perendimi ndaloj tik tokun dhe pajisjet kineze Pune spiunazhi

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te gjithe vezhgohen e pergjohen sot !

      Jovetem nga IPfone-t .nga TV ,nga LapTop ,nga Makina ,nga wlan-et , nga Qent e Internetit ,psikopatet e angazhuar

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        dhe samsungët,mos harroni,se dhe ata perëndim janë!!pastaj është një punë muti,duhet me fillu me fol me telefonët me fill se dhe celularët kinezë kalojnë nga satelitët amerikanë!!ka rrezik tia fillojnë të komunikojnë me tym ose me llamba,në sistemin mors!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje