Kreu i NATO-s: Rusia vijon të jetë kërcënim

2 Shtator 2025, 13:18Bota TEMA
Kreu i NATO-s: Rusia vijon të jetë kërcënim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndodhet sot në Luksemburg, ku ka zhvilluar takime me kryeministrin Luc Frieden dhe ministren e mbrojtjes, Yuriko Backe.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp ku si zakonisht u shpreh me tone të qarta Rutte vlerësoi presidentin amerikan Donald Trump për rolin e tij në thyerjen e ngërçit për Ukrainën dhe për organizimin e bisedimeve në Uashington dy javë më parë.

Ai theksoi se për një paqe të qëndrueshme nevojitet një ushtri ukrainase më e fortë, por edhe “garanci sigurie nga miqtë dhe partnerët e Ukrainës SHBA, Europa dhe të tjerë të cilët po i përcaktojnë këto garanci tani; siç e dini, ne po ulemi bashkë në shumë formate, përfshirë këtë javë.”

“Po bëhet shumë punë që Ukraina, kur të hyjë në këto bisedime dypalëshe ose tripalëshe, të ketë mbështetje të pathyeshme – dhe në këtë mënyrë të sigurohet që Rusia do të respektojë çdo marrëveshje të arritur dhe të mos kërcënojë më kurrë territorin ukrainas pas saj.”

Megjithatë, Rutte pranoi se “lajmi i keq është se jemi ende në fazat e hershme të këtij procesi”, duke e lavdëruar sërish Trump për përparimin që ka bërë që prej marrjes së detyrës në janar.

Ai sqaroi se fokusi aktual është në “dy drejtime”: së pari, përpjekjet për të sjellë së bashku presidentin Zelensky dhe presidentin Putin në mënyrë që të “nisin diskutimet për përfundimin e luftës”; dhe së dyti, dakordësimi mes vendeve evropiane dhe SHBA për garanci sigurie afatgjata që do të pengojnë çdo sulm të ardhshëm nga Rusia ndaj Ukrainës.

Rutte gjithashtu komentoi mbi incidentin e dyshuar të ndërhyrjes ruse në sistemin GPS që preku një avion që transportonte presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fundjavë në Bullgari.

Ai theksoi se NATO e merr këtë “shumë seriozisht” dhe se po “rrit përgjigjen e saj ndaj kërcënimeve hibride dhe kibernetike”, duke përmendur disa incidente të ndodhura në Evropë.

“E kam urryer gjithmonë fjalën ‘hibride’, sepse tingëllon e butë – por kjo është pikërisht ajo, ndërhyrje në sinjalet e avionëve civilë, që mund të kenë pasoja katastrofike; tentativë për vrasje të një industrialisti të njohur në një vend aleat të NATO-s; sulm ndaj sistemit shëndetësor kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar. Këto nuk janë incidente të vogla apo të padëmshme. Janë ngjarje madhore me pasoja të mëdha.”

Ai theksoi se NATO “po punon ditë e natë për t’i ndalur, për t’i parandaluar dhe për të siguruar që ato të mos ndodhin më.”

Duke lëshuar një paralajmërim të qartë për Evropën, ai tha në lidhje me rritjen e buxheteve për mbrojtjen:

“Ne nuk e bëjmë këtë vetëm për ‘audiencën e vetme’ (Trump), por sepse kërcënimi nga Rusia po rritet çdo ditë. Mos të jemi naivë. Kjo mund të përfshijë një ditë edhe Luksemburgun, apo vendin tim, Holandën. Tani ndihemi të sigurt. Mendojmë se jemi larg Rusisë, por në fakt jemi shumë afër.”

Ai paralajmëroi se me teknologjinë më të fundit të raketave ruse, “dallimi mes Lituanisë – që është në vijën e parë të frontit dhe Luksemburgut, Hagës apo Madridit është vetëm 5 deri në 10 minuta. Kaq i duhet një rakete për të arritur këtu.”

“Pra, të gjithë jemi nën kërcënim të drejtpërdrejtë nga Rusia. Të gjithë jemi tashmë në krahun lindor pavarësisht nëse jeton në Londër apo në Talin. Nuk ka më asnjë dallim.”

15 Komente

  1. Y
    Yshhhh xhixhi

    Fatkeqesisht, po ky udheheqes i Natos duket pak si shume butaforik.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kapterri

      Ky gjene kryesore ka ti beje qejfin Trumpit ne cdo mbledhje,konference,interviste etj.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alex

        Ketij sikur I ka qire Rusia gruan

        Përgjigjjuni
        1. P
          Putin Gelboqja

          Jo, je ti qe dukesh sikur ruset te kane qire tere fisin!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Për mbetjet spitalore

            Sipas gagaçit a gëlbazës Gani k-Artan dhe cenosumës, ukrainasit dhe zezakët e natës ju kanë shkërrdhyer tërë fare fisin tuaj meqenëse i keni për zemër, ose rusët ju kanë përdhunuar fisin qe i keni inat.

            Përgjigjjuni
          2. a
            anti25642654censurë

            lexo ja ka lëpirë dashnores së tij,majkës tate,si i thonë në shqip!!

            Përgjigjjuni
          3. A
            Alex

            Ketij sikur I ka qire Rusia gruan

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zhvejku

              Jo re jo, rusia nuk është rrezik për europoën, ju jeni rrezik për ukrainën dhe europoën, po vazhduat më këtë lloj politike!

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                paske liridalje motra??shko ftofe një çikë sumën!!zjarr të është bërë!!gishti stë mbaron punë!!

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjethja e fikut

                  Ç’farë interesi ka rusia të sulmojë europën!? Ku Rusis nuk i mungon as një llojë të pasurivet natyrore, dhe përse i duhet europa qe ta mbushin rusin me, homoseksual si birbot cenosuma e ganimeten, se këtu ja merrë europa rusis, vetëm me bythëqira!

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    o fethe gjiku,o i linduir me kar në kokë dhe tru në bythë!!"Ç’farë interesi ka rusia të sulmojë europën!?"kur shkruan këtë fjali,përpiqu o të kuptosh o të mos mashtrosh!!nëse zëvëndëson fjalën "rusia"me putin,atëherë o do kuptosh,ooooooo mos na ha mutin me mashtrime dy lekshe!!idioooot rusia nuk është putini dhe putini nuk është rusia!!rusia,si çdo popull tjetër,do të jetojë si njerëzit!kurse kafshëri si putini,e gjithë diktatorët sivëllezër të tij,të cofur o të palindur,duan të bëjnë çu do bytha!të jetojnë si "mbretër"në kurriz të gjithë "rusëve",popujve që kanë vënë nën thundër!!nëse nuk e ke kutuar!?më vjen keq për ty!!nëse e ke kuptuar por përpiqesh të mashtrosh për leverdi të një sociopati,dhe për përfitim personal!?atëherë robt ku ti kesh,bile dhe ata që do të të lindin!!

                    Përgjigjjuni
              2. Z
                Z

                Ky kari Mark Rrota vazhdon propoganden e kompanive te armatimeve, formule e vjeter qe me krijimin e NATO-s si organizate e "paqes".

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  he lyfi i lalit,e the dhe ti gomarllëkun tënd??je i kënaqur tashti??lali beharin,dhe dimrin me dëborë e kanë shpikur shoqëritë e turizmit!!vetëm e vetëm për të përfituar!!po të mos egzistonin ato ne do ishim më të lumtur!!do rrinim në shtëpi dhe ti do haje mutin tënd!!o hajvan,nëse ka luftë fitojnë firmat që prodhojnë armatim!nëse ka pandemi fitojnë firmat që prodhojnë ilaçe!nëse ka tërmete fitojnë firmat e ndërtimeve!nëse ka ruva,si jotë ëmë,fitojnë kodoshët!!

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    idiot NATO nuk është organizatë paqeje,por MBROJTJEJE!!

                    Përgjigjjuni
                    1. çares sume

                      Po ç'fare organizate mbrojtjeje ore "çare sume" !!!! NATO nuk arriti te te mbroje sumen tende ,ta kane bere fertele copa copa sikur ta kane ndukur qente ......e ti thua mbrojtjeje !!! Ku ishte NATO kur ju perdhunuan fiserisht , pse nuk arriti tju mbronte ??!!!! Se mos me thuash deshem vete ....... se pastaj ndryshon puna .

                      Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje