
Kreu i ri i Ushtrisë Britanike u ka bërë thirrje trupave të tij që të jenë gati për t’u përballur me kërcënimin që vjen nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës.
Në një letër drejtuar të gjitha gradave dhe nëpunësve civilë, gjenerali Sir Patrick Sanders nënvizon kërcënimin që vjen nga Moska.
Ai vë në dukje se është shefi i parë i Shtabit të Përgjithshëm që nga viti 1941 që ka marrë komandën e Ushtrisë, ku Evropa ka në dyert e saj luftën mes Ukrainës dhe Rusisë/
Gjenerali Sanders thotë se “pushtimi rus i Ukrainës duhet të na bëjë për të pasur parasysh qëllimin tonë madhor të mbrojmë Britaninë e Madhe dhe të jemi gati për të luftuar dhe fituar luftëra në tokë dhe për të penguar agresionin rus. Bota ka ndryshuar që nga 24 shkurti dhe tani ekziston një imperativ i zjarrtë për të krijuar një ushtri të aftë për të luftuar përkrah aleatëve tanë dhe për të mposhtur Rusinë në betejë”.
Gjenerali Sanders përcakton qëllimin e tij për të “përshpejtuar mobilizimin dhe modernizimin e ushtrisë për të përforcuar NATO-n dhe për t’i mohuar Rusisë mundësinë për të pushtuar më shumë Evropën… Ne jemi brezi që duhet të përgatisim ushtrinë për të luftuar përsëri në Evropë”.
Një burim i mbrojtjes tha se nuk ishte për t’u habitur që kreu i ri i ushtrisë iu drejtua trupave të tij në një mënyrë të tillë, duke theksuar përkeqësimin e situatës së sigurisë në Evropë.
Letra, e cila është parë nga BBC, është dërguar më 16 qershor përmes rrjetit të brendshëm të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo Britanikaaaa, mezi pret qe te konfliktuohet edhe me tej Europa me Rusine qe, si gjithmone, " ti nxjerr ajo geshtenjat nga zjarri.." Per mua, largimi saj nga BE ishte i vonuar, madje De Gaule asnjehere nuk e pranoi kerkesen e saj per anetaresim....sepse dyshonte. Dhe, ajo iku vete, dhr vete po futa xixa ne BE...
Yup , seriously this notice, she’s no joke, ready for war guys , take it seriously World War 3 has just begun