Kryeministri i Spanjës thirrje: Ngrini zërin për palestinezët

11 Dhjetor 2025, 07:30Bota TEMA
Kryeministri i Spanjës thirrje: Ngrini zërin për

Kryeministri i Spanjës i bëri thirrje të enjten bashkësisë ndërkombëtare të “ngrejë zërin” për të parandaluar harrimin e gjendjes së vështirë të palestinezëve, gjatë një takimi me udhëheqësin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Kryeministri Pedro Sanchez përsëriti gjithashtu mbështetjen e Madridit për një zgjidhje me dy shtete, duke e përshkruar atë si “zgjidhjen e vetme të mundshme” për konfliktin izraelito-palestinez.

Ai theksoi se armëpushimi i fundit në luftën Izrael-Hamas në Gaza duhet të jetë real dhe jo “fiktiv”, dhe këmbënguli që sulmet ndaj civilëve duhet të marrin fund.

“Viti 2025 ka qenë i tmerrshëm për popullin palestinez”, tha kryeministri socialist ndërsa qëndroi pranë Abbasit në Madrid.

“Paqja e vërtetë duhet të bazohet në drejtësi. Ata që janë përgjegjës për këtë gjenocid do të mbahen përgjegjës, herët a vonë.”

Abbas falënderoi Spanjën për njohjen e Shtetit të Palestinës në maj 2024 dhe vlerësoi udhëheqjen e Madridit në ndërtimin e një koalicioni ndërkombëtar për të zgjeruar njohjen. Ai gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Spanja, ku mbështetja për kauzën palestineze është e fortë, ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të Evropës ndaj ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit 2023 që filluan luftën.

3 Komente

  1. B
    Bobi

    Bravo.. Spanjolet jane nje vend me shtulle kurrizore !

    Përgjigjjuni
    1. u
      u dhime duke qesh

      Edhe ti me SHTULLE ne maje te kokes je, o Rrotkarist uahahahahaaaaaaa

      Përgjigjjuni
    2. F
      Free Middle East from Arab colonizers

      Plastelinezet NUK EKZISTOJNE! Arabet qe jetojne kudo ne Lindjen e Mesme jane pushtues dhe kolonizatore, nuk jane as palestineze, as siriane, as libaneze, as egjyptiane, as marokene, as tuniziane, as irakene,... ARABET JANE KOLONIZATORE dhe kane ardhur nga Arabia!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje