Kryeministri rumun reagon për ngjarjet në Rusi: Po monitorojmë situatën me aleatët

24 Qershor 2023, 14:12Bota TEMA

Kryeministri rumun reagon për ngjarjet në Rusi: Po monitorojmë

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu ka reaguar në lidhje me rebelimin e brendshëm që po ndodh në Rusi, ku mercenarët e Wagner kanë nisur një fushatë të armatosur kundër ushtrisë ruse.

Përmes një postimi në Twitter, Ciolacu thotë se të gjitha autoritetet rumune po monitorojnë nga afër situatën në Rus në bashkëpunim të plotë me aleatët.

“Të gjitha autoritetet rumune po monitorojnë nga afër situatën në Rusi, në bashkëpunim të plotë me aleatët tanë. 

Për situatën jam i informuar vazhdimisht nga Ministria e Mbrojtjes. Ne jemi në koordinim me aleatët tanë”, shkroi Ciolacu në Twitter.

Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se forcat e tij kishin marrë kontrollin e objekteve ushtarake në Rostov-on-Don dhe aeroportin atje, sipas CNN.

Lini një Përgjigje