
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka bërë me dije përpara samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, se vendet anëtare kanë rënë dakord që Kievi të pranohet në aleancë me një procedurë të përshpejtuar dhe të thjeshtuar.
Sipas Kulebës, termat nuk janë ende të qartë mbi rrethanat, por gjithçka do të ndodhë pas përfundimit të luftës në Ukrainë, kurdo qoftë ajo kohë.
“Pas bisedimeve intensive, aleatët e NATO-s kanë arritur konsensus për heqjen e MAP nga rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit”, shkroi ai në platformën Twitter, ku shtoi se e mirëpret këtë vendim të shumëpritur, që shkurton rrugën e Kievit drejt NATO-s.
“Është gjithashtu momenti më i mirë për të ofruar qartësi në ftesën e Ukrainës për t’u bërë anëtare”, përmbylli Kuleba.
po e "Thame" dhe do e "Themi :Me pas"???????????????????????Nga pas....por kur????????
Po mor po Ti deklarove per luften qe un kam gjakun e ushtareve ukrainas dhe nato ka leket per te financuar kete luft Mjer ky popull ne duart e kujt ka rene