Lavrov: Ukraina është përgjegjëse për bllokimin e eksporteve të grurit

9 Qershor 2022, 13:39Bota TEMA

Lavrov: Ukraina është përgjegjëse për bllokimin e

“Është Ukraina, ajo që po vonon eksportet e grurit duke mos hequr minat nga portet e saj në Detin e Zi dhe jo Rusia.” Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm Sergei Lavrov, ndërsa ka akuzuar gjithashtu Kievin për “retorikë militariste”, sipas BBC.

Duke folur në kanalin rus të lajmeve Rossiya 24 ndërsa ishte në një vizitë në kryeqytetin armen Jerevan, Lavrov tha se zhbllokimi i porteve është shumë i thjeshtë.

“Ushtria ruse, për më shumë se një muaj, ka shpallur çdo ditë korridore kalimi të sigurta, të cilat mund të përdoren nga çdo anije pa kushte, pengesa apo rrezik”, tha ai.

Ukraina ka thënë se ka nevojë për “garanci efektive sigurie” përpara se të fillojë dërgesat, duke shprehur shqetësimet se Moska mund të përdorë çdo korridor të mundshëm për të sulmuar nga deti. Lavrov shtoi se shpreson se Ukraina nuk do të marrë më armë nga Perëndimi.

1 Komente

  1. Z
    Zhaku!

    Keta jriminelet prandaj nisen luften e pi vrasin e presin papushim srpse Ukraina pengon eksportin e grurit...nuk don para hic Ukraina.. jeta te dhjesin fare, tanam si komunistet shqiptare jane. Snerika duhet ta shuaj jete dare te heqe ruse.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje