Kreu i Shërbimit të Përgjithshëm të Sigurisë së Izraelit (Shin Bet), Ronan Barr, ka marrë përgjegjësinë e fajit, pas sulmeve të Hamasit. Në një letër drejtuar punonjësve të Shërbimit, ai tha se nuk ishin në gjendje që të paralajmëronin njerëzit e tyre, por edhe botën për atë që i priste, e aq më tepër të parandalonin sulmin.
“Me gjithë veprimet që ndërmorëm, për fat të keq të shtunën nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte parandalimin e sulmit. Si person në krye të organizatës, përgjegjësinë për këtë e kam unë”, ka thënë ai në letër.
Për Barr, prioritet është kundërpërgjigjja dhe më pas do të vijojnë hetimet, për të dalë në një përfundim se si Inteligjenca nuk arriti të zbulonte në kohë.
“Do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë. Humbëm dhjetë nga njerëzit tanë më të mirë, shumë prej nesh u plagosën, ushtarët humbën të afërmit e tyre. Histori të panumërta heroizmi”, shtoi Barr.
Vlen të theksohet se, sipas Times of Israel, “lëvizje të pazakonta” ishin zbuluar në Rripin e Gazës në orët para fillimit të sulmit, por këto indikacionet u injoruan kryesisht nga agjencitë përkatëse izraelite.
Te ndodhte kjo gje ne Shqiperi ne kohen e Enverit nga nje shtet tjeter, te nesermen ne mengjes do i gjeje gjithe Gjeneralet dhe komandantet te varur neper shtylla. Ku ka justifikim na falni, se une e mora detyren, nuk kisha kohe te merrja informacion per 6 muaj, se ashtu ishte puna, por kisha nje darke....... Per ko.qesh te varte . Nje sabotim behej ne ndonje nderrmarje, ndizej ndonje zjarr, digjej ndonje pomp, te kapnin ne gjume, te therrisnin menjehere hetuesia, te vinin prangat.
O njerez kjo eshte e pregatitur nga Mosadi,lere se cfare jane te detyruar te thone per te mbuluar gjurmet.