Paralajmërimi i Iranit: Do ta asgjësojmë nga harta Izraelin

17 Tetor 2023, 15:10Bota TEMA

Paralajmërimi i Iranit: Do ta asgjësojmë nga harta Izraelin

Izraeli do të përballet me një “valë tronditëse” të re sulmesh nëse mizoritë e tij në Gaza nuk ndalen, tha të martën një zëvendës komandant i Gardës Revolucionare të Iranit.

“Goditjet e frontit të rezistencës kundër regjimeve sioniste (Izraelit) do të vazhdojnë derisa ky ‘kancer’ të eliminohet nga harta botërore,” tha Ali Fadavi, duke i bërë jehonë kërcënimeve të liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Kujtojmë se më herët, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, paralajmëroi se askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë, forcat e rezistencës nëse Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e Gazës.

“Bota është dëshmitare e gjenocidit të palestinezëve në Gaza nga regjimi sionist. Askush nuk duhet të shpresojë se disa palë, si Irani, do të jenë në gjendje të parandalojnë forcat e rezistencës të ndërmarrin veprime, theksoi ai.

Khamenei po i referohej “boshtit të rezistencës”, siç quhen joformalisht vendet dhe organizatat armiqësore ndaj Izraelit, si Hamasi dhe Hezbollahu i Libanit.

“Nëse krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve vazhdojnë, forcat myslimane dhe të rezistencës  nuk do të durojnë dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’i ndalojë”, paralajmëroi Khamenei.

5 Komente

  1. f
    fukaraji23

    Qeni qe leh nuk te ha, thote populli.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapedani

      Shko re rrot kari ,dhe ata ato bomba qe kane do ti ruajne per ne muze.Izraeli ka rreth 100 bomba atomike (te deklaruara) se ne rast te nje konflikti me te tilla permasa qe thone sunitet atehere do kete me shume se USA do e ndihmoje.Po mjaftojne 10 te tilla qe te zhdukin gjysmen e popullates ne Iran .Moterqira shpresoj qe ta sulmoni per ta zhdukur nga faqja e dheut dhe pastaj te gjeni vrime dhe te futeni.

      Përgjigjjuni
      1. f
        frank

        shko mor loqe ti mendon se Irani nuk ka bomb atomike se vetem Israili ka .

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkodrani

        Keta iranianët te rruajnë koqet...i shkerdheu Sadami para ca dekadash.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          "“Nëse krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve vazhdojnë, forcat myslimane dhe të rezistencës nuk do të durojnë dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’i ndalojë”, paralajmëroi Khamenei.",ku janë përcaktimet e sakta si"forcat iraniane","forcat ......."??përse flitet për "forcat myslymane" kur akoma nuk kemi parë një unitet të më shumë se 3-4 shteteve me popullai myslymane!në historinë njerzore të 100 vjetëve të fundit!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje