Lufta në Ukrainë detyron Gjermaninë të rrisë fondet për mbrojtje

30 Maj 2022, 12:14Bota TEMA

Lufta në Ukrainë detyron Gjermaninë të rrisë fondet

Gjermania ka rënë dakord që të bëjë ndryshime kushtetuese, për një fond të mbrojtjes speciale të bazuar në kredi prej 100 miliardë euro.

Ky veprim erdhi pasi pushtimit të Ukrainës nga Rusia, njoftoi të dielën Ministria gjermane e Financave, raporton Reuters. 

Opozita e qendrës së djathtë të Gjermanisë dhe koalicioni qeverisës me socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit (FDP) thanë se arritën shumicën e kërkuar prej dy të tretave për të përjashtuar fondin e mbrojtjes nga një frenim i borxhit.

Negociatat për këtë fond u drejtuan nga kreu i FDP-së, Christian Lindner, ministrja e mbrojtjes e SPD-së, Christine Lambrecht, liderja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock dhe nënkryetari i opozitës, Mathias Middelberg.

Paratë do të përdoren gjatë disa viteve për të rritur buxhetin e rregullt të mbrojtjes së Gjermanisë prej rreth 50 miliardë euro dhe për t’i mundësuar vendit të përmbushë objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2% të prodhimit të tij ekonomik për mbrojtjen çdo vendi.

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Austria dikur importonte vetëm automatik, pasi mendonte se shpërbërja bashkimit sovjetik dhe ringjallja be-së, do bëjn kufijt tokësor trup me trup me Rusin, ku sipas llogaritjeve të tyre dhe mënyrës ndërhyrëse, Ukraina dhe Bjellorusia jan në të.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      pas '90ës dhe shpërbërjes së BRSS,gjithçka shkoi drejt normalizimit të perëndimit me ish BRSS,ku pika kyçe mbeti rusia!! e gjithë historia e afërt e pas luftës së ftohtë tregoi se gjithë perëndimi reduktoi deri në një maksimum fuqinë ushtarake!arsyeja e vetme ishte se nuk e shihnin më rusinë,ish BRSS dhe ish PW si kundërsharë,por si shtete që do ti bashkoheshin perëndimit,ngadal ngadal!! tërë vëndet e ish BRSS,përveç vëndeve të azisë qëndrore armenisë gjeorgjisë ukrainës dhe biellorusisë nuk i janë bashkuar!tërë lindja perëndimore,jo vetëm i është bashkuar perënidmit por është antare e BE dhe NATO!! në një intervistë me david frost të BBC në vitin 2000 putini i përgjigjet pyetjes së frost "nëse ai e sheh rusinë pjesë të NATO?"-"përse jo? ne jemi pjesë e kulturës europiane dhe unë nuk mund ta përfytyroj të ndarë nga ajo vëndin tim!"! ishte kjo një lojë apo një përgjigje e sinqertë!? askush nuk e di,por ai dy vite më vonë i këroi NATO se "përse nuk kemi një ftesë për tiu bashkuar aleancës?" pra dhe në këtë moment ai nuk e shihte armike si thotë sot!! por pas përgjigjes së NATO se "ne nuk dërgojmë ftesa,por presim kërkesa për antarsim dhe pasi i kemi shqyrtuar vendosim për to!" përgjigjia e putinit ishte "ne nuk jemi dokushdo që duhet të presë në radhë!ne jemi superfuqia e dytë botrore"! dhe këtu u mbyll muhabeti i miqësisë e filloi të shihej nato si "agresore"! në të njëjtën kohë,që nga fillimi i pushtetit të tij kemi ndryshimet e tij në ligje e kushtetutën ruse,për të përqëndruar pushtetin në duart e tij!dhe sot pas 23 vjetësh ai ka më shumë pushtet se kishte stalini!! vetëm 3 carë kanë pasur të njëjtin pushtet,dhe të mos harrojmë se ata kanë qënë monarkë absolutë,kurse putana është "i zgjedhur demokratikisht"!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje