Sipas Wall Street Journal, plani i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën nuk ka si qëllim kryesor arritjen e paqes, por të bëjë që SHBA-të, Rusia dhe Ukraina të bëhen partnerë tregtarë. Burime pranë bisedimeve kanë thënë se Kremlini i ka propozuar Shtëpisë së Bardhë të arrijë paqen përmes biznesit dhe se, me habinë e madhe të Evropës, Uashingtoni ka pranuar linjën e propozuar nga Moska.
Gjatë takimit të tetorit në Miami mes të dërguarit amerikan Steve Witkoff dhe Kirill Dmitriev, kreu i fondit sovran rus dhe negociator i zgjedhur nga Vladimir Putin, dy palët diskutuan një plan 2 trilionë dollarësh për të ringjallur ekonominë ruse. Ky plan do të favorizonte kompanitë amerikane mbi konkurrentët evropianë.
Plani i Dmitriev parashikon që kompanitë amerikane të përdorin rreth 300 miliardë dollarë të aseteve të ngrira të Bankës Qendrore Ruse në Evropë për projekte investimi ruso-amerikane dhe për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Gjithashtu, sipas Dmitriev, kompanitë amerikane dhe ruse mund të bashkohen për të shfrytëzuar pasuritë minerare të Arktikut.
Qëllimi i Kremlinit është të bindë SHBA-të që të shohin Rusinë si një vend me mundësi të mëdha ekonomike, jo si kërcënim ushtarak. Përmes marrëveshjeve shumë-milionëshe në sektorin e mineraleve të rralla dhe energjisë, Moska mund të ridizejnojë hartën ekonomike të Evropës dhe të krijojë një ndarje mes Amerikës dhe aleatëve të saj tradicionalë.
Dmitriev, ish-punonjës i Goldman Sachs, ka gjetur partnerë tek Witkoff, shok i gjatë golfi i Trump, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, i cili përmes fondit të tij Affinity Partners ka tërhequr investime miliardëshe nga monarkitë arabe. Biznesmenët ndajnë të njëjtin qasje gjeopolitike si Trump: Kufijtë janë më pak të rëndësishëm se biznesi.
Witkoff i ka thënë Wall Street Journal se Rusia ka burime të jashtëzakonshme dhe shpreson që Rusia, Ukraina dhe SHBA-të të bëhen partnerë tregtarë.
“Nëse arrijmë këtë, të gjithë përfitojnë dhe kjo do të jetë një mburojë kundër konflikteve të ardhshme”, tha ai.
Brenda Shtëpisë së Bardhë, këshilltarët kryesorë e shohin këtë kombinim biznesi dhe gjeopolitike si mundësi për investitorët amerikanë për të përfituar nga një Rusi pas-lufte dhe për t’u bërë garantë tregtarë të paqes. Rusia ka bërë të qartë se preferon kompanitë amerikane mbi ato evropiane, duke kritikuar liderët e tyre që “bënë shumë gabime” në përpjekjet për paqe.
“Arti i marrëveshjes sipas Trump është: ‘Shikoni, unë po e zgjidh këtë çështje dhe ka përfitime të mëdha ekonomike për Amerikën, apo jo?’”, tha një burim për Wall Street Journal.
Amerika kur luftoj ndaj Japonis, Bashkimi Sovjetik nuk e pengoj,Amerika kur luftoj ndaj Vietnamit, Kina nuk e pengoj, Amerika kur luftoj ndaj Irakut, bota Arabe nuk e pengoj, ndaj dhe lufta Rusi-Ukrain tē mos pengohet derisa Rusia tē ndjehet e sigurt nga vrasēsit Ukrainas.
????
Bot rus qe flet shqip, qesha nonen shiqere ku ka shku muhabeti.
Ka një ndryshim të madhë Lufta në Vjetnam dhe në Irakë ishte për ndryshim të qeverive she ato janë shtete të pa varura Rusia po bënë pushtim si Hitleri
Po u kam thënë që në fillim se ky Trumpi është xhambaz,ky bën tregëti në kuriz të viktimave,luftës së ukrainës!Ky matrapaz fare nuk e haberin e të bërit politikë.