Lufta për grurin, perëndimi kërkon mënyra alternative transporti

18 Maj 2022, 12:14Bota TEMA

Lufta për grurin, perëndimi kërkon mënyra alternative

Thirrjet për një zgjidhje urgjente për zhbllokimin e porteve të Detit të Zi po shtohen. Eksportet nga Ukraina, që furnizon thuajse gjysmën e botës me fara luledielli dhe ofron një të dhjetën e grurit janë ndërprerë si pasojë e mbylljes së porteve pas pushtimit rus. Kjo ka shkaktuar rritjen e inflacionit dhe tkurrjen e rezervave në mbarë botën.

Komisioni Evropian ka njoftuar strategjinë e njohur si Korsitë e Solidaritetit për të zhbllokuar kufijtë me Ukrainën dhe për të nxitur kapacitetet në rrugë tokësore e hekurudhore për të eksportuar drithërat.

Aktualisht Gjermania po përshtat linjat e saj të transportit për të lëvizur sasi të mëdha produktesh agrikulturore nga Ukraina në porte të sigurta në Detin e Zi dhe atë Adriatik.

“Aktalisht po përballemi me një sfidë të re, që është më ekonomike, të ndihmojmë që ushqimi nga Ukraina dhe Moldavia të arrijë tregjet globale sepse ne duam të parandalojmë çdo rënie të rezervave vetëm pse këto vende nuk mund ta shpërndajnë grurin. Ndaj kjo është një sfidië e madhe logjistike”, u shpreh Adina Valean, komisionere e BE për Transportet.

Por ekspertët po paralajmërojnë gjithashtu një rritje të ndalimit të eksporteve. Paralajmërimi vjen pas vendimit të Indisë për të mos shitur grurin e saj dhe lëvizjes së Indonezisë për të bllokuar eksportin e vajit të palmës. Frika për sigurinë ushqimore po detyron qeveritë të ushqejnë së pari popujt e tyre përpara të tjerëve dhe po shkakton rritjen e çmimeve.

Lini një Përgjigje