OKB: Lufta në Ukrainë është një kambanë alarmi për të përmirësuar sistemin global energjetik

18 Maj 2022, 11:33Bota TEMA

OKB: Lufta në Ukrainë është një kambanë alarmi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka njoftuar një plan për të përshpejtuar përdorimin e energjisë së rinovueshme, duke thënë se lufta në Ukrainë ishte një kambanë alarmi për globin që të heqë dorë nga karburantet fosile, shkruan CNN.

Duke folur në prezantimin e raportit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë për Ndryshimet Klimatike, Guterres i përshkroi raportet si ” dështim të njerëzimit për të trajtuar ndryshimet klimatike “.

“Sistemi global i energjisë nuk po funksionon siç duhet dhe po na afron gjithnjë e më shumë me katastrofën klimatike. Lëndët djegëse fosile janë një rrugë pa krye, nga ana mjedisore dhe ekonomike,” tha ai.

“Lufta në Ukrainë dhe efektet e saj të menjëhershme në çmimet e energjisë janë një tjetër kambanë alarmi. E vetmja zgjidhje është energjia e rinovueshme.

Ne duhet t’i japim fund ndotjes nga karburantet fosile dhe të përshpejtojmë tranzicionin e energjisë së rinovueshme, përpara se të djegim shtëpinë tonë të vetme,” tha ai, duke shtuar “koha po mbaron”.

Në planin e tij, Guterres propozoi:


-Që teknologjitë e energjisë së rinovueshme, të tilla si ruajtja e baterive, të trajtohen si “mallra publike globale thelbësore dhe të disponueshme kudo”. Ai bëri thirrje për formimin e një koalicioni global për ruajtjen e baterive për të përshpejtuar inovacionin, të udhëhequr nga qeveritë dhe duke bashkuar kompanitë e teknologjisë, prodhuesit dhe financuesit.
-Qeveritë duhet të rrisin dhe deversifikojnë furnizimin e komponentëve kritikë dhe lëndëve të para për teknologjitë e energjisë së rinovueshme.
-Qeveritë duhet të reformojnë burokracitë për të barazuar kushtet e lojës për burimet e rinovueshme.
-Qeveritë duhet t’i zhvendosin subvencionet nga lëndët djegëse fosile për të mbrojtur të varfërit dhe njerëzit dhe komunitetet më të cenueshme.
-Investimet private dhe publike në energjinë e rinovueshme duhet të trefishohen në të paktën 4 trilion dollarë në vit.

1 Komente

  1. s
    sa i Zgjut qeka kjo Kok e OKB-s mer yahoo

    Nji Deklarate e till ,te le pershtypjen sikur me te tilla Situtata Konfliktuale do jetojme ktej e tutje ne Bote ! Perfekt - S'ka gje me te bukur prej OKB-s se te ndaj te tilla Lexione popujve .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje