
Në udhëtimin e tij të parë në Kubë që nga marrja e presidencës së Brazilit për herë të tretë, Luiz Inacio Lula da Silva e quajti embargon e SHBA-së ndaj ishullit “të paligjshme” ndërsa kritikoi gjithashtu përfshirjen e qeverisë së ishullit në listën e atyre që mbështesin “terrorizmin”.
Ish-presidenti republikan i SHBA-së, Donald Trump, e kishte përfshirë kombin ishull në mesin e vendeve që Uashingtoni i akuzon për mbështetje të “terrorizmit”. Megjithëse administrata e pasardhësit demokrat Joe Biden ndryshoi masa të tjera të epokës së Trump, Havana nuk u hoq nga ajo listë.
“Bëhet fjalë për një embargo të paligjshme ekonomike”, theksoi Lula në fjalën e hapjes së samitit G77-Kinë në Havana. “Brazili kundërshton çdo masë të njëanshme shtrënguese.”
“Ne kundërshtojmë përfshirjen e Kubës në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin”, shtoi ai.
Këto deklarata Lula i bëri pak orë para nisjes për në New York, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Joe Biden.
Kuba ka protestuar vazhdimisht për përfshirjen në këtë listë të zezë dhe ka denoncuar embargon prej dekadash. Bashkimi Evropian – partneri kryesor tregtar i ishullit – gjithashtu ka kritikuar vazhdimisht bllokadën ekonomike të SHBA-së. Qeveria kubane dhe kritikët e tjerë të sanksioneve theksojnë se embargoja pengon aksesin në ushqim, ilaçe dhe sende të tjera kritike për zhvillimin e vendit.
Administrata Biden ka argumentuar më parë se ligji amerikan parashikon përjashtime dhe leje për eksportin ose importin e ushqimit, ilaçeve dhe gjërave të tjera thelbësore.
Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Brazili pritet të kthehet në pozicionin e tij historik për dënimin e embargos ndaj Kubës. Tradicionalisht, çdo vit një rezolutë miratohet me shumicë të madhe në Asamblenë e Përgjithshme që dënon embargon amerikane. Megjithatë, në vitin 2019, viti i parë pasi Jair Bolsonaro mori presidencën braziliane nga e djathta ekstreme, Brasilia zgjodhi të kundërshtojë, duke u rreshtuar me SHBA-në dhe Izraelin.
Lula marksist leninisti i fundit Brazilian,i formuar ne kurset e Enverit dhe bente pushimet në kampin e pionereve Qemal Stafa ne Durres.
Marksist si Lula bej cdo dit ne mengjes une or plakush ....qe atehere dhe deri tani kane kaluar shume shume vite ....Lula ishte qengj dhe u be ujk ....mjafton te vish ne qeverisje dhe behet ndryshimi i njeriut nga njeri ne babezi ....baba i korupsionit brazilian , erdhi ne qeverisje Lula dhe u leshua si perbindesh ne para , i pane syte para me thas ...vetem Veri si pordhi parate , si bente pershtypje , jo se si donte , dhe nuk ishte i zgjuar por se nuk e kish kaluar as ne enderen e tij me te cmendur se ne Shqiperine qe ai formoi dhe krijoj do vinte nje dite qe do ndryshonte gjithcka ....se ta dinte qe do ndryshonte nje dite cdo gje dhe ai do rembente thaset dhe do ti mbushte me para ....dhe po do te dish mendimin tim personal o Plaku , mire bejne ....e kur do tu vije me dita te rembejne dhe te behen te pasur politikanet , se 99 % e tyre vijne ne qeveri vetem e vetem te vjedhin e te pasurohen ....shife Sali Berishen dhe Ilir hajdutin ....iu leshua floririt kok kanacja sikur te ishte e babait te tij ....shanci per tu pasuruar te vjen vetem nje here , po e kape u tregove i qut , po se kape ri e kruaj hunden pastaj e be sacme duke llomotitur e duke mare dynjane ne goje .....
Lula hajduti , babai i korupsionit ne Brazil , Nuk qe Lula qe u akuzua dhe u denua nga gjykatat eepavarura ? Lula nuk doli president se e meritonte dhe se e kishin nevoje brazilianet per nje lamash si Lula , por doli ne skene vetem e vetem se Bolsonario ishte rot kari nga koka dhe deri te kembet ....Bolsonario ishte kaq shume negativ sa qe brazilianet zgjodhen Lula pordhen si e keqia me e vogel e mundeshme .....dhe tani Lula na jep mesime ndershmerie dhe patriotizmi ...thua se nuk ishte dikur president Lula lua .....e pidh te semes sa shpejt haron populli se kush ishin dikur politikanet e tyre .....
pas bolsotrapit na erdhi lulkë koqja!!kjo e kubës dhe shtyhet,por po ta dëgjoje në OKB kur thoshte se ndihma me armatim për ukrainën nxit luftën!?të vjen ti dhjeshësh në turi!kokërr debili!!