Marrëveshja me SHBA për burimet natyrore të Ukrainës, reagon Zelensky: E bararbartë dhe e drejtë

1 Maj 2025, 20:10Bota TEMA
Marrëveshja me SHBA për burimet natyrore të Ukrainës, reagon

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti sot një “marrëveshje vërtet të barabartë dhe të drejtë” me Shtetet e Bashkuara lidhur me qasjen në burimet minerare të Ukrainës – një marrëveshje që ishte objekt negociatash për javë të tëra.

“Marrëveshja ndryshoi ndjeshëm gjatë procesit të përgatitjes. Tani është një marrëveshje vërtet e drejtë që krijon mundësi për investime të rëndësishme në Ukrainë,” tha Zelensky në mesazhin e tij të përditshëm televiziv.

Sipas tij, marrëveshja nuk parashikon një borxh fillestar të Ukrainës ndaj SHBA-së, siç kishte kërkuar fillimisht presidenti amerikan Donald Trump, dhe synon krijimin e një fondi “për investime në Ukrainë dhe përfitime ekonomike këtu”.

Presidenti ukrainas theksoi se kjo marrëveshje hap rrugën për modernizimin e industrive në Ukrainë. Uashingtoni dhe Kievi nënshkruan dje në kryeqytetin amerikan një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi ekonomik, në kuadër të së cilës do të krijohet një fond investimesh për rindërtimin e Ukrainës, e cila ka pësuar dëme të mëdha për shkak të luftës që po zgjat tashmë prej tre vitesh. Marrëveshja gjithashtu u garanton amerikanëve qasje të privilegjuar në burimet natyrore të Ukrainës.

Kjo marrëveshje vjen në sfondin e negociatave më të gjera diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur.

3 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Rrofsh Trump qe me se fundi lufta nuk do te financohet më nga taksat tona, kemi 3 vjet qe vetem paguajme luften me taksat tona, je me te vertete gjenial qe gjete nje forme per te mbuluar shpenzimet e luftes, Ukraina tashti do te kete Ndoc Rrokun, cdo gje do te jete e jona, je i madherishem Donald

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mutchi

      Pirdh pirdh o koqe. Lufta sikur do mbyllesh, tani nuk do paguaje me ky i lodhuri me 600 dollare pension dhe Medicaid. Gtfoh dumbass

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

      Muc, je shume i sakte ne vleresimet qe i ben rrjedhes se ngjarjeve gjeopolitike, je shume mbreselenes, nje erudit i shkelqyer, e shikoj qe jam bere objekt sulmi nga disa individe ne kete forum por kjo nuk do te me detyroje qe te minimizoje figuren tende, je aset i pazevendesueshem per analizat gjeopolitike, e morra vesh qe je atje poshte dhe do te te rekomandoja te shkosh ne panelet TV, Shqiperia ka nevoje per ty, po te keshilloj kontakto Zhejin, NTV, TVklanin dhe kuotat e shikueshmerise do te rriten ne menyre eksponenciale per shkak te analizave te tuaja te madherishme

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje