Marrëveshje SHBA-BE për sanksione të reja kundër Rusisë

22 Shtator 2025, 12:24Bota TEMA
Marrëveshje SHBA-BE për sanksione të reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje mbi paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila pritet të miratohet në ditët në vijim.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, në një intervistë për televizionin francez TF1.

“Pas paketës së 18-të të sanksioneve, në ditët në vijim Bashkimi Evropian do të miratojë një paketë të re të madhe sanksionesh, të dakordësuar me Shtetet e Bashkuara për herë të parë që kur Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë”, përfundoi ai.

Propozimi për sanksione të reja u prezantua më 19 shtator nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në të përfshihen importet ruse të LNG-së (duke filluar nga janari 2027), sistemin bankar dhe kriptovalutat.

2 Komente

  1. D
    Dhunē ideologjike

    Shqipēria ēshtē kundēr sanksioneve ndaj Bashkimit Sovjetik.Mendoj qē Ukraina do pajtohet me fatin e sajē si pjes e pērjetēshme territoriale e Rusis.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Je ca konfuz zoteria jote. Ne fjaline e pare perdor BS (qe ka vdekur) dhe ne te dyten perdor Rusine. E ke mendjen e dalldisur nga pija ose nga marria, ke nevoje per doktorr!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje