Britania pas njohjes së Palestinës: Izraeli të mos hakmerret

22 Shtator 2025, 07:45Bota TEMA
Britania pas njohjes së Palestinës: Izraeli të mos hakmerret

Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper u shpreh se e ka paralajmëruar Izraelin të mos aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor në shenjë hakmarrjeje për njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar.

Cooper foli BBC-në përpara se të marrë pjesë në një konferencë të hënën në OKB në Nju Jork, ku Franca dhe shtete të tjera evropiane pritet të bëjnë një njoftim të ngjashëm.

Kryeministri Sir Keir Starmer njoftoi njohjen e shtetit palestinez nga Britania të dielën, së bashku me Kanadanë, Australinë dhe Portugalinë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i dënoi këto veprime, duke thënë se ato i japin “një shpërblim të madh terrorizmit”.

Lini një Përgjigje