
Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov deklaroi se Ukraina po inskenon skena të ndryshme të krimeve, madje sipas tyre edhe paguajnë qytetarë të ndryshëm kundrejt 25 dollarëve.
"Autoritetet ukrainase janë duke rritur një fushatë për të përhapur akuza të rreme qëllimisht kundër ushtrisë ruse, gjë që ngre dyshime për sinqeritetin e pretendimeve të Kievit se ata duan të zgjidhin krizën përmes diplomacisë.
Autoritetet ukrainase intensifikojnë çdo ditë fushatën e tyre dezinformuese anti-ruse, duke nisur akuza të pabaza për mizori të supozuara dhe krime lufte të forcave të armatosura ruse.
Duke gjykuar nga retorika, udhëheqja e Ukrainës është e shtyrë jo aq nga shqetësimi për popullatën civile, por nga dëshira për të bërë imazhin e “viktimës” dhe për të diskredituar vendin tonë", tha ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, sipas së cilit për këto skena i paguajnë qytetarët nga 25 dollarë.
këta janë të fortë me të vërtetë!! sulmon shtetin,e plugon me bomba dhe në fund thonë "duan të na bëjnë agresorë"!! megjithëse ja kemi marrë dorën,i ka pas bërë millo të njëjtat deklarata!! dhe ai thoshte se shqiptarët e kosovës po sulminin jugosllavinë,e pasi nuk mundën ti bënin ballë trimërisë dhe atdhetarizmit jugosllav,u ngritën të gjithë për të shkuar në plazhet e shqipërisë!!