Polonia arreston dy shtetas bjellorusë – akuzohen për spiunim

6 Prill 2022, 21:20Bota TEMA

Polonia arreston dy shtetas bjellorusë – akuzohen për spiunim

Polonia ka arrestuar dy shtetas të Bjellorusisë me akuzën e spiunimit për Minskun.

Ata mudn të dënohen me 10 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Lajmi u bë i ditur nga një zyrë e Prokurorit Rajonal.

“Ata dyshohen, ndër të tjera, për kryerjen e zbulimit të objekteve ushtarake dhe civile me rëndësi kritike për mbrojtjen e Republikës së Polonisë”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Tensionet janë rritur mes fqinjëve për krizën e emigrantëve që Bashkimi Evropian dhe Polonia thonë se është krijuar nga Bjellorusia.

Një akuzë, kjo që Minsk e mohon. BE-ja akuzon gjithashtu Minskun për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.

“Ata dyshohen, ndër të tjera, për kryerjen e zbulimit të objekteve ushtarake dhe civile me rëndësi kritike për mbrojtjen e Republikës së Polonisë”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Lini një Përgjigje