Britania sanksionon Dyukov-in, kreu i GazpromNeft, RUF-së dhe anëtar i UEFA-s

6 Prill 2022, 20:18Bota TEMA

Britania sanksionon Dyukov-in, kreu i GazpromNeft, RUF-së dhe anëtar i

Qeveria e Britanisë së Madhe ka sanksionuar anëtarin e Komitetit Ekzektuiv të UEFA-s, Alexander Dyukov. Ai është njëkohësisht shefi i gjigandit rus të naftës “GazpromNeft ”, si dhe kreu i Unionit Rus të Futbollit (RFU).

Sanksionet ndaj Dyukov-it janë si pjesë e vendimeve anti-industri që britanikët po ndërmarrin pasi sipas tyre “Putin-i po i përdor për të forcuar ekonominë e luftës”.

Ai është një njeri jo krejt i zakonshëm në botën e futbollit, sidomos atë ruse. 54-vjeçari u bë pjesë e RFU-së në vitin 2014 dhe drejtoi programet e zhvillimti dhe hartimin e një strategjie zhvillimi deri në 2030.

Ndërsa në prillin e 2021 ai u bë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, qeverisë së futbollit në Evropë. Nga shumëkush ai shikohet si personi i dytë më i rëndësishëm në UEFA, pas kreut të saj, Aleksander Ceferin-it.

Qeveria britanike njoftoi paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, këtë javë. Pjesë e tyre ishte dhe Dyukov.

“Sanksionet përfshijnë, ndër të tjera, ‘Aleksander Dyukov, CEO i prodhuesit të tretë më të madh shtetëror të naftës në Rusi, GazpromNeft’”, thuhej në deklaratën e Qeverisë.

 

Lini një Përgjigje