“Putin ëndërron një perandori ruse nga Vladivostoku në Lisbonë”

6 Prill 2022, 18:49Bota TEMA

“Putin ëndërron një perandori ruse nga Vladivostoku në

“Vladimir Putin po përpiqet të ndërtojë një perandori ruse që shtrihet nga Vladivostoku në Lisbonë’.

Kështu deklaroi të martën Dmitry Medvedev mes frikës së Perëndimit se Moska po planifikon një ofensivë të re ushtarake në Ukrainën jugore dhe lindore.

Ish-presidenti Medvedev, i cili aktualisht mban detyrën e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha në një postim në Telegram se Putini e nisi operacionin në ish-republikën sovjetike për të sjellë paqen në Ukrainë.

Duke akuzuar “nazistët, vrasësit dhe bashkëpunëtorët” për nxitjen të rusofobisë në Ukrainë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991, Medvedev deklaroi se operacioni special ushtarak i Putinit,  i nisur për të çmilitarizuar dhe denazifikuar vendin, nuk do të vendoset vetëm në fushat e betejës.

“Të ndryshosh vetëdijen e përgjakshme dhe plot mite të rreme të një pjese të ukrainasve të sotëm është qëllimi më i rëndësishëm. Synimi është që për hir të paqes së gjeneratave të ardhshme të vetë ukrainasve dhe mundësinë për të ndërtuar përfundimisht një Euroazi të hapur nga Lisbona në Vladivostok”, tha Medvedev.

4 Komente

  1. k
    km

    Mos nxirrni deklarimet nga konteksti.Keshtu i hapet rruge keqinterpretimi edhe deklarimeve te politikaneve euroamerikane dhe NATO-s

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stepan Bandera

      Endra qe do t'i kthehen ne makthe, nese s'i jane kthyer tashme Смерть росіянам! Слава Україні! Смерть русским! Слава Украине!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arzt

        Kesaj i thone te jesh analfabet funksionale te thuash ate qe thoni ju ne titull, kur Medvedev nuk ka thene aspak ate qe pretendoni ju. Sa turp! Gazetari mediokre!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shmil Gurra

          PO AJO FRYMË SHOVENISTE edhe SERBE Shumëkujt i kujtohet, njëherit i rikujtoj, se përballë Hotel Grand-it, Prishtinë, ndodhej një dyqan i madh ("vetëshërbimi" Gërmia ) me një korridor disa 10 - metërsha të gjatë, me kolona. Në njërën nga ato kolona, me cirilike, qëndronte grafiti me tekst: S/E/RBIJA do TOKIJA" !!!. Lexoni - TOKIO !! Një ëndërr RUSOSERBE se kjo bota e tyre shoveniste do kishte në LINDJE destinacion okupimi dhe sundimi edhe JAPONINË !! Me nisje nga PERËNDIMI - LISBONA. Shqiptarët, analfabetë të kulturës politike, e ngjyrosën këtë MESAZH SHOVENIST. Prishtina kryeqytet - ëndrra shoveniste rusoserbe e DOKUMENTUAR në MURAL do ishte edhe një pikë turistike dhe një paralajmërim aktual për orekset e shovenizmit RUSOSERBË. Sa e sa pika historike shqiptare të shekujve 19 e 20-të janë shlyer nga faqja e dheut vetëm në Prishtinë, duke betonizuar mbi to shijen surrogate të arkitakturës BETONARME - shëmtirë e mjerim kulturor nga ana e "AKADHEMIKËVE" -me diploma fabrikate.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje