Masakra në Bucha, Zelensky refuzon takimin me Putin

5 Prill 2022, 10:36Bota TEMA

Masakra në Bucha, Zelensky refuzon takimin me Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka mundësi të mos takohet më me Presidentin rus, Vladimir Putin.


Gjatë një fjalimi në televizionin ukrainas, Zelensky tha se negociatat janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës, por ai dhe Putin mund të mos takohen kurrë. “Ukraina do të kërkojë që masakra në Bucha të gjykohet si krim lufte”, citohet Zelensky nga Reuters.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se të paktën 300 civilë janë vrarë në qytezën pranë Kievit, duke e quajtur gjenocid të Rusisë ekzekutimin e civilëve atje. Një ditë më parë, u raportua se ishin mbi 410 persona të vrarë. Rusia, nga ana e saj, i mohon akuzat dhe i konsideron pamjet e trupave të pajetë në Bucha, si false dhe propagandë të Perëndimit.

Nga ana tjetër, Zelensky tha se edhe në qytete të tjera të Ukrainës mund të ketë masakra të tilla, me shifra edhe më të mëdha.

2 Komente

  1. R
    Rio

    Der dje na thoshit I ndalem ruset me simite ne dore e duke I thene ikni ne shtepi. Tani thoni varre massive,cudi qe ska nje transmetim live NGA lufta kur.kishe ne irak afganistan apo dhe Afrike.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stepan Bandera

      Rio kurva Putainit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje