Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e vendeve anëtare, Shqipëria pjesë e Bordit

17 Shkurt 2026, 20:04Bota TEMA
Mbi 5 miliardë dollarë në Bordin e Paqes, Trump merr zotimin e

Presidenti i Donald Trump ka njoftuar se anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar mbi 5 miliardë dollarë ndihmë për Gazën, në kuadër të përpjekjeve për rindërtim dhe stabilizim humanitar.

Në një postim në Truth Social, Trump bëri të ditur se zotimi formal për financimin do të shpallet më 19 shkurt 2026 në Uashington, në Institutin “Donald J. Trump Institute of Peace”.

"Më 19 shkurt 2026, do të jem përsëri bashkë me Anëtarët e Bordit të Paqes në Institutin e Paqes Donald J. Trump në Uashington, ku do të njoftojmë se Shtetet Anëtare kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë për përpjekjet Humanitare dhe të Rindërtimit në Gaza, dhe kanë angazhuar mijëra personel në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Policinë Lokale për të ruajtur Sigurinë dhe Paqen për banorët e Gazës", shkroi Trump, raportojnë mediat amerikane.

"Shumë e rëndësishme është që Hamasi duhet të respektojë angazhimin e tij për çmilitarizim të plotë dhe të menjëhershëm. Bordi i Paqes do të dëshmojë se është Organi Ndërkombëtar më i rëndësishëm në histori dhe është nder për mua të shërbej si Kryetar i tij", shtoi ai.

Edhe Shqipëria është ftuar të jetë pjesë e Boordit të Paqes. Kryeministri Edi Rama pritet të shkojë neser në Uashington, në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, e cila është parashikuar të mbahet më 19 shkurt.

Izraeli iu bashkua zyrtarisht Bordit të Paqes javën e kaluar, përpara takimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ceremonia fillestare e nënshkrimit të kartës së Bordit u mbajt në janar në Davos të Zvicrës, me pjesëmarrjen e liderëve nga 17 vende të Amerikës Latine, Europës, Lindjes së Mesme dhe Azisë. Shtëpia e Bardhë ka ftuar gjithashtu vende të tjera si Rusia, Bjellorusia, Franca, Gjermania, Vietnami, Finlanda, Ukraina, Irlanda, Greqia dhe Kina, ndërsa Polonia dhe Italia kanë deklaruar se nuk do t’i bashkohen nismës.

Ndërkohë, SHBA ka shtuar praninë ushtarake në rajon. Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe shkatërruesi me raketa të drejtuara USS Michael Murphy janë dislokuar teksa përfaqësues amerikanë zhvillojnë takime me zyrtarë iranianë në Oman. Anije të tjera luftarake amerikane janë pozicionuar në Mesdheun Lindor, Detin e Kuq, Gjirin Persik dhe Detin Arabik, në një periudhë tensioni të lartë rajonal. 

6 Komente

  1. T
    Trump eshte me psikopat nga saliu

    Ky me cifutet e shkatrron dhe vendet e varfera duhet te japin miliarda qe dhendri i tij ti rindertoj dhe kur te mbaroj rindertimi ti fusin ca raketa e ti rrafshojne dhe historia vazhdon

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      më psikopat se ty nuk është!ai e di si e ka emrin,ti çdo herë ke një të ri!!trapi është më i rrezikshëm se sal çmëndina vetëm se ka fuqi si shtet!!po të ishte në vëndin e saliut i kishte mbushur brekët dhe në rini e jo si tashti në pleqëri!për mbushje brekësh e kam fjalën në realitet!!saliu ja kalon 100 herë për gomarllëk!!

      Përgjigjjuni
      1. u
        u dhime duke qesh

        "Vendet e varfera" jane ato qe drejtohen nga njerez te varfer nga trute e kokes! Dhe natyrisht si gjithmone fajin e kane cifutet! Madje edhe kur je idiot nga trute, prape fajin cifutet e kane!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na mbyten la vi ret e sionisteve.

          ahah.. te njejten ide ( identike) lexohet dhe ne shume postime te propagnadistave cifute ne USA te cilet po mundohen ti bindin Amerikanet se Amerika esthe e pasur si pasoje e cifuteve. Dhe prandaj Amerika ja ka borxh financimin dhe mbeshtetjen ushtarke Izraelit. Pra te varferit jane te varfer se jane me intelekt te ulet. Kurse te pasurit jane te pasur meqe jane te zgjuar. Sa mjeran qe je. Tamam papagall i propagandes cifute.

          Përgjigjjuni
          1. u
            u dhime duke qesh

            Ti derdimen, je nje nga te varferit trunore, qe pellet dhe thua idiotizma ketej rrotull!

            Përgjigjjuni
            1. m
              me thene te drejten

              Izraeli megjithese nje vend fare i vogel (22 mije km2 dhe 9 milion banore) eshte i forte dhe i pasur per merite te cifuteve, do apo s'do ti, o Lavire Hamasiste! Nuk te pelqen e verteta, nuk te pelqejne te suksesshmit sepse vete je nje deshtak!? Kupton o kokpatate? Bjeri murit me koke pra, ti dhe gjithe woket trushpelare qe nuk dini nga lidhet gomari.

              Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje