Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë. SHBA: 90% të çështjeve mes Kievit e Kremlinit janë zgjidhur

15 Dhjetor 2025, 19:41Bota TEMA
Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë. SHBA: 90%

ita e dytë e bisedimeve në Berlin mes Volodymyr Zelensky-t dhe ndërmjetësve amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për planin Trump të paqes në Ukrainë, është cilësuar si pozitive, por ende ka çështje të pazgjidhura.

Pas bisedimeve, negociatorët amerikanë janë shprehur për mediat se 90% e çështjeve mes Kievit dhe Kremlinit janë zgjidhur gjatë këtyre negociatave, duke shtuar se vendimi final për sa i përket territoreve i përket Ukrainës.


Kancelari gjerman Merz, i cili në një konferencë për shtyp tha se tani kemi mundësinë për një proces të vërtetë paqeje për Ukrainën, edhe pse ky proces është ende i vogël, por mundësia është reale.

“Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dy negociatorët e Presidentit Trump, kanë luajtur një rol kyç në këtë. Garancitë ligjore dhe materiale që SHBA-të kanë vënë në tryezë këtu në Berlin janë vërtet të jashtëzakonshme”, tha ai.

Ndërsa presidenti Zelensky tha se bisedimet për çështjen e territoreve ishin jo të lehta dhe ka qëndrime të ndryshme për sa i përket negociatave. Ai mësohet se ka pranuar propozimin amerikan për të hequr dorë nga anëtarësimi i vendit në NATO, çka u vlerësua nga Kremlini.

Zelensky ka kërkuar në këmbim që siguria e Ukrainës të garantohet përmes një skeme të ngjashme me Nen 5 të traktatit të NATO-s, ku në rast sulmi ndaj një vendi anëtar, të gjithë partnerët i vijnë në mbështetje. Moska kërkon që planit të Donald Trump-it të mos i hiqet asnjë presje, pasi çdo devijim nga thelbi, ku i kërkohet Ukrainës të bëjë Rusisë lëshime territoriale, është i papranueshëm.

5 Komente

  1. V
    Vezhgues

    "Bisedimet"???Nuk po thuhet ne ishin edhe perfaqesuesit Russe ne te??... 1.Amerikanet nuk dine se ku jane..... dhe pse??Si munde ti Afrohet Ukraines nje "Mrojtje sipas paragrafit 5-s te NATO.s"..kur vete Trampallushet Deklarojne se NATO-eshte nje Lidhje e Vjeteruar dhe kerkojne Ndarjen nga Europa????????????????????????Pra...ne se Amerika i Ofron Ukraines Garanci kete duhet ta beje si Amerike....me nje Shtojce -ne Marreveshje,...por jo si NATO-..o..kuptohet edhe Europjanet duhet te jene me te Besueshem.... 2-Gjithe se si le te shohim se c´fare do te thote Shkelqesia e tije Z.Putin....qe e ka Lidhur Trampin me Koqet e tije....

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te fala cenosumes dhe te tjereve.

      90% i dakortesise eshte garnytyra e salles, dakortesia do te jete reale ne pranimin e territoreve te aneksuara nga Rusia. Kushtet i ve fituesi dhe jo humbesi qe jane Ukraina dhe BE te cilat jane te detyruara tte firmosin formalisht se keto territore de facto edhe me referendum i kane kaluar nenes Rusi, brenda ligjeve nderkombetare per vete-vendosje dhe sipas Kar-tes se OKB.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marreveshja ka territoret si nyje gordiane

        Askush me tru ne koke, pervec Zotit fuqiplote ne qiell, nuk mund te leshoje territore nga Ukraina, as edhe populli me referendim! Ndryshe do ishte puna nese Ukraina do ishte monarki jo-kushtetuese e llojit ku monarku ka praktikisht autoritetin e te derguarit te Zotin. Leshimi i territoreve do te destabilizonte perfundimisht plotesisht rendin aktual boteror. Ajo qe teorikisht mund te bente Ukraina eshte qe ti bashkohet si nje e tere Federates Ruse, dhe kjo eshte ne doren e popullit nepermjet nje referendumi. Por, Ukraina mund te dorezohet e te nderprese lufte. Rusia mund ta pushtoje ate teresish. Keshtu do ti mbetej Rusise te rindertonte Ukrainen.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Messerschmitt

          gjakdhjeret gerrko afrikani rusi mongoli mids veti.........

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aiuto !

            ahahahaaa kur thone amerikanet 90% jane zgjidhur dmth qe vetem 10% te ceshtjeve jane zgjidhur. Te tjerat i shton Trapi nga endrrat qe shikon

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje