
Fotoja e ministres së Brendshme gjermane Nancy Faeser dhe ministrit të Punës Hubertus Heil duke qeshur rastësisht duke mbajtur një gotë shampanje gjatë vizitës së tyre të fundit në Kiev ka shkaktuar komente dhe reagime negative.
Në foto, përveç dy ministrave paraqiten edhe ambasadorja gjermane në Kiev, Anka Feldhausen dhe kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko të gjithë me një gotë në dorë dhe mjaft në humor.
“Më falni për foton, definitivisht nuk ishte ajo e duhura. Humori i relaksuar u krijua sepse jeta në rrugë, në jetën e përditshme në Kiev, tani është kthyer në normalitet”, tha Faeser, duke vënë në dukje në të njëjtën kohë se kjo është e vështirë për t’u kuptuar kur ka fatkeqësi në vend dhe krime të tmerrshme lufte janë kryer dhe luftimet vazhdojnë në lindje.
Ukraine-Liveblog: ++ Amnesty: Russland tötet Zivilisten mit Streumunition ++ https://t.co/klD4Mazhzq #Ukraine #UkraineKrieg #Liveblog
— tagesschau (@tagesschau) June 13, 2022
“Por në kryeqytetin ukrainas pashë njerëz që bënin përsëri pazar, ulen në bare dhe kafene dhe shkonin në punë”, shtoi ministrja.
Fotoja, shpjegoi Faeser është bërë në rezidencën e ambasadorit gjerman. “Nuk do ta përsërisja sepse fotografia shpreh diçka të papërshtatshme për ata që vijnë nga jashtë. Në fund të fundit, megjithatë, ajo pasqyron jetën e përditshme në Kiev”, vuri në dukje ajo.
Der Bürgermeister von Kiew zeigt den Besuchern aus Deutschland seine Stadt. Ich vermute, sie haben den Sekt nicht selbst mitgebracht, sondern angeboten bekommen. Sie sind so höflich, das Glas nicht abzulehnen. Und darüber soll ich mich jetzt aufregen? Alter Schwede. pic.twitter.com/CF7l9pPHgK
— Jan Fleischhauer (@janfleischhauer) July 26, 2022
Keta sharlatane do ti pergjigjen me force Putinit?Turp
këtu flitet për një foto,unë po e shoh për herë të parë,por nuk jam dhe aq i pa informuar,sepse duke ndjekur lajmet gjermane,"Welt","n-tv",pata fatin ta shoh si video!! në një mendim me këta që kanë reaguar për foton dhe unë reagova për videon!! shpjegimi që i bëhet këtu "me normalitetin që është këthyer në rrugët e kievit",më duket pak si idiot!!zotërinjtë njëlloj si dhe kievianët mund të dilnin në një diskotekë,dh eti pinin nja dy gota,privatisht,por jo të dilnin në një ndërtesë shtetrore duke festuar,o duke bërë gallatë "me paratë" që mblidhen në perëndim për të armatosur ushtrinë ukrainase,për të shpëtuar viktimat ukrainase!! ajo video dhe kkjo foto e nxjerrë prej saj,janë reklama më e keqe që mund të bëhet në perëndim për pranimin e rritjes së çmimeve,rritjen e inflacionit,rrezikut të përhapjes së luftës!! kjo më duket,po të mbetemi në politikën gjermane,si e qeshura e ish kryetarit të CDU në zonë e prekur nga përmbytjet!! ata që kanë ndjekur politikën gjermane,e dinë se sa i kushtoi lashtet,ajo e qeshur!!