Anija turke në kërkim të naftës në Mesdhe, Erdogan: S’kemi nevojë për lejen e askujt

10 Gusht 2022, 15:27Bota TEMA

Anija turke në kërkim të naftës në Mesdhe, Erdogan:

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se kërkimet dhe shpimet që bëhen në Mesdhe janë në juridiksionin e Turqisë dhe se për këtë nuk kanë nevojë për lejen e askujt.

Anija turke e shpimit “Abdulhamid Han” ka lundruar nga porti Tasucu në qytetin e Mersinit drejt pusit “Yorukler-1” në Detin Mesdhe, ku do të nisë kërkimet hidrokarbure në ditët në vijim.

Gjatë fjalës së tij me rastin e nisjes së anijes, Erdogan tha se anija e shpimit ‘Abdulhamid Han’ është një simbol i vizionit të ri të Türqisë në fushën e energjisë.

“Operacionet tona të kërkimit dhe shpimit në Mesdhe janë brenda juridiksionit tonë. Ne nuk kemi nevojë për lejen e askujt për këtë”, theksoi presidenti.

Anija është 238 metra e gjatë dhe 42 metra e gjerë, ndërsa peshon 68 mijë tonë.

Thellësia maksimale e shpimit të saj është 12.200 metra.

1 Komente

  1. N
    Nuk duhet cuar Planeti ne prag lufte per interesa

    Erdogani e di shume se situata e tanishme eshte pershtatme per te tilla gjera.....asnjeri nuk ka ndermend ti dale kundra ne kete momente te veshtira per politiken e Planetit.....ai qe e merr persiper ti dale kundra duhet ta "pysi" b...mire....nje "shkendije" me Erdoganin..mund ti japi "flake" Tajvanit....Ballkanit....dhe vendeve Baltike.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje