“Krimea është e jona”, Zelensky: Lufta në Ukrainë mbyllet me çlirimin e gadishullit

10 Gusht 2022, 12:08Bota TEMA

“Krimea është e jona”, Zelensky: Lufta në

Lufta në Ukrainë nisi me Krimenë dhe duhet të mbyllet me çlirimin e Krimesë. Janë fjalët e presidentit Volodimir Zelenski, në ditën kur një seri shpërthimesh goditën një baza ajrore ruse  në ishullin e aneksuar duke vrarë një person. Zelenski nuk i përmendi shpërthimet port ha se Krimea është e Ukrainës dhe nuk do të hiqnin kurrë dorë prej saj.


“Të dashur ukrainas. Sot vëmendje e shtuar është përqendruar te Krimea. Dhe kjo është e drejtë pasi Krimea është jona dhe nuk do të heqim kurrë dorë prej saj. Kjo luftë e Rusisë kundër Ukrainës dhe të gjithë Europës së liri nisi në Krime dhe duhet të mbyllet atje, përmes çlirimit të gadishullit”, tha Zelensky.

Të martën, një seri shpërthimesh tronditën bazën ushtarake të Saky-t pranë Novofedorivka-s në perëndim të Krimesë, një zonw turistike e preferuar nga ruset.  Baza ajrore është përdorur nga Rusia për të shënjestruar objektivë të thellë brenda Ukrainës. Pamje në mediat sociale treguan plazhistët teksa vraponin në momentin që u dëgjuan shpërthimet, të cilat sipas dëshmitarëve ishin plot 12. 

Ministria e Mbrojtjes në Rusi kwmbëngul qw nuk bëhet fjalë pwr sulm, por për një incident tw shkaktuar nga shpërthimi i municioneve. Gjithashtu autoritetet në Ukrainë mohuan që forcat e Kievit qëndronin pas ngjarjes. Çdo sulm në krime nga Ukraina do të konsiderohej si shumë i rëndë nga Moska, e cila muajin e kaluar paralajmëroi se nëse kjo do të ndodhte, për Ukrainën do të vinte Dita e Gjykimit.


Sakaq zyrtarët ukrainas thanë se 11 persona ishin vrarë gjatë natës si pasojë e sulmeve ruse në qytetin e Nikopol në rajonin qendror të Dnipropetrovsk dhe një tjetër në atë jugor të Zaporizhias.  

2 Komente

  1. A
    Albana

    Ti zelenksi je krimineli me i madh per popullin tend,i dogje,i debove nga vendi,i shketerrove por mbi te ghitha i vrave per pushtet

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Or Zelenski Krimea i esht ngjitur Ukraines ne vitin 1954 nga Hrushovi i cili ishte nji Ukrainas por Krimea asnji here nuk ka qene e teritorit te Ukraines ,ma shum kane Turqit te drejten dhe te thone dikur ka qene teritor i Turqise,por ti dota zhdukish popullin Ukrainas per dicka qe nuk i takon Ukraines Krimean nuk e cliroj Ukraina por ushtrija e STALINIT me nji humbje pre 185,000 ushtare Ruse dhe ti del sot dhe deklaron se i takon Ukraines ndoshta Evropa fashiste ka te njejtin mendim por e verteta esht qe Krimea i takon Rusise.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje