Meloni, shpresa për të shuar tensionet Evropë-SHBA

19 Janar 2026, 22:15Bota TEMA
Meloni, shpresa për të shuar tensionet Evropë-SHBA

Italia ofrohet të luajë rolin e ndërmjetësimit mes SHBA-ve dhe Evropës edhe për çështjen e Groenlandës.

Kështu ka deklaruar për mediat vendase Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në prag të vizitës në Libi.


Sipas tij, çështjet e nxehta kanë nevojë padyshim për tryeza bisedimesh dhe Italia gëzon marrëdhënie të shkëlqyera si me SHBA-të ashtu edhe me Evropën, duke shtuar se rëndësi ka një rol pozitiv që çdo gjë të zgjidhet me dialog dhe pa konflikte.

Ministri i Jashtëm i referohet edhe çështjes së sanksioneve dhe luftës tregtare, duke theksuar privilegjimin e gjetjes së një marrëveshjeje mes palëve.


Tajani është shprehur se nuk është aspak situatë e lehtë, por besimplotë se dialogu do të prevalojë, sikurse ka ndodhur në çështje të tjera përballjesh delikate.

Më herët sa i përket deklaratave të Trump, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i quajti tarifat doganore si gabim duke thënë se kishte folur me presidentin amerikan për t’i dhënë mendimin e saj. Në të njëjtën kohë Meloni u përpoq të qetësonte tensionet midis SHBA-ve dhe Evropës.


Sipas saj ka një problem me komunikimin dhe mirëkuptimin pasi nga perspektiva e SHBA-ve, mesazhi nga përtej Atlantikut nuk kishte qenë i qartë.

Ndërkohë në takimet në Strasburg me Presidenten e Parlamentit Evropian, Metsola, Ministri i Jashtëm italian fokusin e ka pasur tek çështjet e krizave ndërkombëtare siç janë Groenlanda, Venezuelën, Gaza dhe Ukraina.


Në tryezë janë edhe tema diskutimi të rëndësishme të kontinentit tonë, përfshirë këtu procesin e zgjerimit të BE-së.

3 Komente

  1. M
    Meloni ja ka hyp mbrapsht gamorit

    Cfare do te beje Meloni mot kur Trump mund te jete i pafuqishem te gafuret?

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      A mendoni me te vertete se bota e ndegjon nji shtet pa fuqi si Italia Askush ,Evropa e ka humbas rugen e orjentimit nuk dine nga tja mbajne ne demokraci nuk munden pse akoma ne koke e kane Fashizmin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje