Merr flakë spitali në Tivoli, 4 pacientë humbin jetën

9 Dhjetor 2023, 11:06Bota TEMA
Merr flakë spitali në Tivoli, 4 pacientë humbin jetën

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në spitalin “San Giovanni Evangelista” në Tivoli, afër Romës, i cili i ka marrë jetën 4 personave. Viktimat janë 2 burra të moshës 76 dhe 86 vjeç dhe 2 gra të moshës 84 dhe 86 vjeç, të gjithë pacientë në këtë spital.

Sipas raportimeve të mediave italiane mësohet se njëri prej viktimave ka ndërruar jetë për shkaqe që nuk kanë lidhje me ngjarjen, por familjarët kërkojnë sqarim. Flakët kanë përfshirë disa dhoma që strehonin klinikat në katin 2 dhe më pas kanë shkuar deri në urgjencë dhe në reanimacion.

Thuhet se mbi 200 pacientë u evakuuan, mes tyre 7 fëmijë, disa të porsalindur dhe disa të shtruar në repartin Covid. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, i cili shpërtheu në orën 22:30 të së premtes.

Lini një Përgjigje