Vriten dy aleatët e Putin, ushtria ukrainase publikon emrat

8 Dhjetor 2023, 15:30Bota TEMA

Vriten dy aleatët e Putin, ushtria ukrainase publikon emrat

Ushtria e Kievit ka njoftuar ekzekutimin e dy politikanëve pro rusë në Ukrainë. Illia Kyva dhe Oleg Popov janë vrarë dy operacioneve sekrete të ushtrisë.

Ilia Kyva, një politikan pro rus që me aktivitet politik për disa vite në paritë që mbështesin kremlinin u qëllua nga një agjent i shërbimit sekret Ukrainës. Politikani i vrare ishte dënuar me herët nga një gjykatë me 14 vite burg për tradhti të lartë.

Veç tij, ushtria ukrainase njoftoi dhe vrasjen e Oleg Popov, ish deputet i rajonit të Luganskit, rajoni që kërkon shkëputjen nga Ukraina. Ai u vra në një shpërthim me bombë ditën e mërkurë. Popov ishte një nga aktivistët e parë që mori pjesë në sulmet kundër ushtrisë Ukrainse dhe kërkohej nga gjykatat e Kievit për disa krime.

Dy politikanët njihen dhe për ndikimin që kanë pasur në politikën e Kievit, për shkak të mbështetjes ekonomike që kanë marrë nga Kremlini.

Lini një Përgjigje