
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të planifikuara për 17 mars 2024.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, Putin ka njoftuar se do të kandidojë sërish, pasi mori pjesë në një ceremoni në Kremlin, për të nderuar me 'Yllin e artë të heroit' ushtarët që kishin marrë pjesë në luftën në Ukrainë.
Aty, Putini u pyet nga një kolonel nëse do të kandidonte përsëri dhe ai e pohoi këtë.
Një mandat i ri do ta mbante atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030.
Putinit iu dorëzua mandati i presidentit nga Boris Yeltsin në vitin 1999 dhe prej atëherë ka qëndruar në pushtet si president apo kryeministër.
Politikanët e opozitës i cilësuan zgjedhjet si një gjethe fiku të demokracisë që e zbukuron atë që ata e shohin si diktaturë të korruptuar të Rusisë së Putinit.
Politikani i burgosur i opozitës, Aleksei Navalny, dhe mbështetësit e tij u kërkuan personave me të drejtë vote në Rusi që të votojnë për "çdo kandidat tjetër" përveç Putinit, edhe pse "rezultatet përfundimtare do të manipulohen”.
Putini, megjithatë, nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet e planifikuara të mbahen mes 15 dhe 17 marsit të vitit të ardhshëm.
Sipas analistëve, Putini nuk do të përballet me asnjë kundërshtar të madh dhe pritet të kërkojë një mandat sa më të madh që të jetë e mundur për të fshehur mosmarrëveshjet e brendshme rreth luftës në Ukrainë.
Demokracia ne Shqiperi me keq akoma. Me thoni ne cilen parti keta trapat tane rama-sala-meta kane lejuar apo lejojne kandidate te rinj apo potenciale? Demokraci posaqie.
Okej Putin eshte "diktator" sipas perendimorevet dhe opozites e nuk shkulet nga posti, po ky Bidja e pse eshte 80 e kusur vite, dhe ç'eshte me e keqja flet me hijen e vete, pse kerkon te kandidoje prap!? apo ky e ka nga dashuria per demokracin! Prandaj mos na hidhni hi syvet, demokracia eshte iluzion, as ka, as ka per te patur...
O Zhvejk a e njeh tabelen e shumezimit ti? Bideni po mbaron nje mandat 4 vjecar si president ndersa Putini president ka mbiemrin e dyte, ka qe ne 1999. Po ku krahasohen keta te dy!
Sinqerisht e ke ??? Krahason zgjedhjet ne Shtetet e Bashkuara , per cilido President me zgjedhjet ne Rusi ??? Ne radhe te pare edhe zot ne qiell te jesh ne Shtetet e Bashkyuara ke limite ne zgjedhje …..vetem nga kjo cdo gje mer fund se kush shtet eshte demokratik dhe kush jo …..mos duhet bere krahasimi dhe me Bjellorusine , shtetin me skandal ne merdheniet qytetar pushtetar ???? Demokracia eshte iluzion ne Rusi , ne shtetet perendimore eshte menyre jetese ….nuk behet fjala per krahasim …..nese kane problem shperberjen dhe duan ta mbajne shtetin me kete menyre ?? Atehere sua ka fajin demokracia por authoritarianisem i personit qe drejton shtetin dhe botkuptimi i tij ndaj perfundimit te rolit te tij …….keto jane praktika te mesjetes ose te qyteterimeve qe sundojne akoma mbreterite sundon mbreteria dhe jo te nje shteti demokratik ……
Mortje, sikur te ka nxjerre Stalini nga hundet. Vdeksh me gjithe mandatet e tua, te shpetoje bota njehere e mire nga nje shushunje e etur vetem per gjak!