Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit, ja dënimi me të cilin do përballen shkelësit

7 Dhjetor 2023, 18:20Bota TEMA
Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit, ja dënimi me

Parlamenti i Danimarkës e ka ndaluar “trajtimin joadekuat” të teksteve fetare – projektligj që në këtë shtet njihet si ligji për Kuranin.

Shkelësit tani përballen me gjoba apo burgim prej dy vjetëve.

Projektligji është miratuar me 94 vota për dhe 77 kundër.

Dokumenti është miratuar pas një serie të djegieve të librit të shenjtë në Islam, veprime që kanë nxitur tensionet në shtetet myslimane.

Danimarka dhe Suedia fqinje, kanë regjistruar së fundi disa protesta, për shkak të këtyre incidenteve, çka ka rritur shqetësimet për sigurinë në Skandinavi.

Përgjatë debatit të së enjtes në parlament, shumë deputetë të opozitës janë deklaruar kundër projektligjit.

“Historia do të na gjykojë ashpër për këtë gjë, dhe me arsye… në fund do të ketë rëndësi nëse kufizimet në liri të shprehjes janë të përcaktuara prej nesh, apo nëse janë të diktuara prej jashtë”, ka thënë Inger Stojberg, lidere e demokratëve të Danimarkës.

Mirëpo, koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë, i kryeministres Mette Frederiksen, ka thënë se kritikat ndaj fesë do të jenë ligjore, pasi ligji do të ketë vetëm ndikim margjinal.

Në fund të gushtit, kur Qeveria i ka propozuar ndryshimet, ka thënë se dëshiron të dërgojë sinjal te bota.

Edhe Qeveria në Stokholm ka thënë se është duke shqyrtuar projektligj të ngjashëm. Si Danimarka, ashtu edhe Suedia, i kanë shfuqizuar që një kohë ligjet për blasfeminë.

REL

7 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Danimrka nga nje vend i KRISHTERE eshte mbushur me jevgj arabe, zezake dhe ka dale ne mbrojtje kurranit, te haxhibit, minareve etj etj etj pas disa vitesh do te dale i paligjshem libri i shenjte BIBLA.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Srudenti

      Pirdh se lirohesh

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdh e dhit ne suratin tend , bythqir

        Te gjithe njesoj ndaj ligjit ….as kaq nuk kupton o gabzer i Janulles ???

        Përgjigjjuni
      2. P
        Peshkatari

        Të paktën, shqipëroini fjalët. Në shqip, kur bie dakort, thuhet PRO, e jo PËR siç thonë kosovarët, dhe ofruar nga ju në shkrim, mbasi në zhargonin e përditshëm të qytetarisë tonë, me “për - për” nënkuptojmë kush pjerdh….

        Përgjigjjuni
        1. l
          lani

          sa burg se spo e shofim o gazetar kake

          Përgjigjjuni
          1. D
            DMK

            trajtimin joadekuat !! Ju lutem ju që jetoni në në Shqipëri se une 8 vjeçaren e kam mbaruar ne 92-shin dhe u largova nga Shqipëria Joadekuat çfarë kuptimi ka kjo fjalë në gjuhën shqipe? Se ta marr nga italishtja më del i papërshtatshëm apo ka tjetër domethënie?

            Përgjigjjuni
            1. I
              I Duruari.

              Eh more DMK! Sa fjalë, fjali dhe shprehje fliten dhe shkruhen sot në media vizive dhe gazeta app portale të ndryshme e që nuk ua dinë kuptimin as vetë ata që i flasin apo shkruajnë do të ishte thuajse e pamundur për ti përshtatur në gjuhën tonë shqipe. Për mendimin tim “trajtim joadekuat” mund të shkruhej; jo i përshtatshëm, jo i përgjegjshëm, jo i drejtë, jo njerzorë etj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje