“Biden po demonizon Rusinë”, Kremlini: Paratë e taksapaguesve digjen në furrën ukrainase

7 Dhjetor 2023, 17:27Bota TEMA
“Biden po demonizon Rusinë”, Kremlini: Paratë e

Kremlini akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po përdor kartën e kërcënim rus, në mënyrë që të sigurojë para nga kongresi, pasi presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Rusia do të sulmojë një anëtar të NATO-s, nëse nuk do të mundet në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Biden po demonizon Rusinë dhe se po vazhdon të djegë paratë e taksapaguesve në furrën ukrainase. Sipas tij, nëse Uashingtoni do të ndalë mbështetjen për Kievin, të gjitha vendet perëndimore do t’i kthenin shpinën pas tij.

“Na vjen shumë keq që lidershipi amerikan vijon me zakonin për ta përdorur Rusinë si vegël në çështjet e brendshme. Aktualisht ata po angazhohen ta demonizojnë vendin tonë, në mënyrë që të manipulojnë ligjvënësit dhe senatorët të vazhdojnë të djegin paratë e taksapaguesve në furrën e luftës ukrainase.”, tha Dmitry Peskov.

Sakaq, shefi i shërbimeve sekrete në Rusi Sergei Naryshkin paralajmëroi se Ukraina do të kthehet në një Vietnam të dytë për SHBA. Mbështetja që po i ofron Kievit sipas tij, do të përndjekë Uashingtonin përgjatë viteve në vazhdim. 

“Ukraina do të kthehet në një vrimë të zezë që do të përthithë më shumë resurse the njerëz”, tha Narashkin, shef i Shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Presidenti amerikan, i cili i ka thënë më shumë 246 miliardë dollarë ndihma dhe armatime Ukrainës, ka paralajmëruar se një konfrontim i drejtpërdrejtë NATO-Rusi do të nxiste luftën e 3 botërore.

Lufta në Vietnam ishte në fakt një luftë e ftohtë mes lindjes dhe perëndimit, gjatë së cilës SHBA luftoi krah forcave në Vietnamin jugor kundër veriut të mbështetur nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik.

Lufta që çoi në vrasjen e miliona njerëzve përfundoi në 1975 me fitoren e veriut dhe disfatën e SHBA që humbi 58 mijë ushtarë.  

5 Komente

  1. F
    Fatosi

    Dështimi i Ukrainës për të bërë një përparim vendimtar në kundërsulmin e saj gjatë verës ka shuar edhe parashikimet optimiste të bëra nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe komandantët e tij të lartë, se fitorja ishte në dorën e Kievit. Në vend të kësaj, ukrainasit bejnë akuza mbi gjoja refuzimin e aleatëve të saj perëndimorë për t'i siguruar Kievit armatimet e nevojshme për të thyer ngërçin në fushën e betejës. Siç u shpreh Zelensky në një intervistë të fundit, "Nuk i morëm të gjitha armët që donim, nuk mund të jem i kënaqur"... Por Zelensky harron se as SHBA as Europa Perendimore nuk eshte ne lufte me Rusine, por Ukraina qe perpara luftes kishte shume zgjidhje te tjera kufitare me Rusine.

    Përgjigjjuni
    1. a
      albi boston

      Shpenzimet ne ukraine, jane premtim per paqen ne bote. Lirija do fitoje mbi muzhikizmin e mbetur ne shekullin XVII

      Përgjigjjuni
      1. d
        d

        Kar-agjozin Zelinsky Prendimi dhe Amerika e perdoren si zhele duke futur ne lufte popullin sllav dhe rus qe jeton ne keto dy shtete. Perndimi po i perdor qutetaret e Ukraines mish per topin (Obuz) te Carit Putin. Ne lufte eshte NATO ne perberjen e 54 shteteve qe jane ne lufte me Rusine nga Azia, Japonia, Korea e Jygut, Oqeania me Australia, Zelenden e Re, e me rradhe te cilat e kane humbur luften ne terren dhe ne tavoline. Amerika me Biden Pampersin President i semure dhe pa memorie qe ne cdo tre hapa rrezohet dhe ben vetem gafa, nuk kontrollon dot kufirin me Meksiken ku cdo muaj hyjne mbi 200 mije refugjate te paligjshem nga Amerika Latine, Azia dhe Afrika dhe jo me te ruaj kufijte e Ukraines. qe ka nxjerre si tabele qitje (qirje) per Carin Putin.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zhvejku

          Zelo zheles i dhan te gjitha llojet e armevet, trupa dhe trajnime pati nga nato, vetem bomben atumike ngeli pa dhene, perendimi u muar me gabimet e Putinit dhe i beri llogarit gabim, nuk degjoi zerat objektiv dhe racional, per nje maraveshje paqeje, dhe qe zgjatja e konflktit eshte ne interes te rusis dhe ne deme te perendimit e sidomos te europes. Konflikti eshte i fituar nga rusia, çdo orvajtje tjeter per vazhdim te ketij konflikti eshte ne deme te taksapagusevet amerikan dhe europian...

          Përgjigjjuni
          1. d
            demokrati

            Propoganda e banditeve te kremlinit mundohet te kap sensibilitetin e publikut amerikan si taxapagues dhe perdorimin e fondeve drejt Ukraines.Ajo cka fsheh propaganda hipergebelsiane e putin eshte se gjthshka merr Ukraina ne armatim eshte prodhim American, pra industria dhe taxapahuesi amerikan perfiton ne menyre te drejtperdrejte.Cdo gje per frontin e Lirise, cdo gje per Ukrainen Sot, neser kur banda e kremilinit qe po kerkon frymemarrje te riarmatoset dhe te jete ne Chișinău, Riga, Helsinki apo Varshave, ky cmim qe Bota e Lire duhet te paguaje Sot per te ruajtur Jeten dhe Lirine e Europes neser, eshte minimale.kremlini do percarje permes Lodhjes, ato po deshtojne ne drejtimin e Avdivja dhe nuk kane me tanke, kane vetem njerez per te cilet nuk kane konsiderate.ne Ukraine varet fati edhe i Shqiperise, jo me kot mbeturinat sovjetike kerkojne destabilizimin e Shqiperise pasi kan marre drite te gjelber nga kremlini.Cdo gje per Ukrainen Sot, cdo tank i shkaterruar ne Andrivka eshte nje tank me pak ne kufijte e Europes neser.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje