Në qytetin rus të Bryansk, ka pasur të shtëna në një shkollë në të cilën tre nxënës u plagosën, ndërsa nxënësja që kreu sulmin u vetëvra, raporton Tass, duke iu referuar njoftimit për shtyp të degës rajonale të Ministrisë së Brendshme ruse.
Sipas informacioneve paraprake, nxënësja ka sjellë në shkollë armën e babait të saj.
''Vajza që ka kryer sulmin është vetëvrarë”, njofton policia, duke shtuar se motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar.
Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shërbimet operative më herët njoftuan se vajza ishte nxënëse e klasës së tetë.
Ngushellime