Diktator për një ditë

6 Dhjetor 2023, 22:40Bota TEMA
Diktator për një ditë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se në rast rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, do të bëhej diktator vetëm për një ditë. Gjatë një interviste me Sean Hannity në Fox News, Trump u pyet nëse do ta shpërdoronte pushtetin për hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë, nëse rizgjidhet president.

“Po i premtoni Amerikës se nuk do të abuzoni kurrë me pushtetin si ndëshkim kundër askujt?”, ishte pyetja drejtuar ish-presidentit republikan.

Përveç ditës së parë”, u përgjigj Trump. Dua të mbyll kufirin dhe dua të bëj shpime, shpime, shpime. Pas kësaj, unë nuk mund të jem më diktator”.

Deklarata reflekton filozofinë politike të Trump gjatë mandatit të parë: ashpërsimi i politikave të emigracionit dhe ndërtimi i murit në kufirin me Meksikën dhe një qasje ekonomike që e bën Amerikën të parën (zgjerimi i hartës së shpimeve të naftës dhe gazit të lëngshëm në Alaskë, në mënyrë që të ardhurat të financojnë programet e mbështetjes sociale).     

Trump, kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan, e bëri këtë deklaratë para një audience në Davenport, Iowa. Por në kampin demokrat, deklarata e tij u komentua si provë se ai nuk është i përshtatshëm për presidencën. “Donald Trump na ka thënë saktësisht se çfarë do të bëjë nëse rizgjidhet dhe sonte ai tha se do të jetë një diktator në ditën e parë". 

"Amerikanët duhet ta besojnë atë”, tha Julie Chavez Rodriguez, menaxhere e fushatës së Joe Biden. Ndër kritiket më të mëdha të Trumpit, në gjirin e republikanëve, Liz Cheney, paralajmëroi në fillim të kësaj jave se një diktaturë e Trumpit është një “kërcënim shumë real” nëse ai rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

4 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    as hitleri,as stalini e as putana e erdogani nuk kanë qënë kaq të ndershëm sa ky idioti i amerikës"“Përveç ditës së parë”, u përgjigj Trump. “Dua të mbyll kufirin dhe dua të bëj shpime, shpime, shpime. Pas kësaj, unë nuk mund të jem më diktator”!të gjithë diktatorët kanë premtuar demokraci të pamasë dhe lugë floriri për të ngrënë mut!!kurse ky të thotë që pa u zgjedhur akoma,me një mal çështjesh civile e penale në kurriz,me një tentativë për grusht shteti,ose nxitje të luftës civile!!kuptohet kur njeriu është i ndershëm në maksimum!!bile i ndershëm ishte dhe kur shkonte me kurvat e sidomos kur kërkon para për ti paguar akoma ato ose gjyqet që ka me to!! ju bëj thirrje gjithë toksheshistëve,gjithë antivaks,ti bie shkurt,gjithë idiotëve të këtij planeti-BASHKOHUNI PËR TA ZGJEDHUR SI SHKATËRRUES TË PLANETIT DHE PROMOVIMIT TË DIKTATORËVE!!ky toni,gallofi i gjyshes nga venecia,ja ka filluar të flasë si e jëma e zeqos o motra e trampit që tashti!!

    1. X
      XhaFCK

      Keq me vjen, por idiotet jane me shumice ne Amerike dhe do ta rizgjedhin kete kerrmen.

      1. V
        Ventura

        Cudi, fshatart shqiptare ne Amerike nuk votojne per Trump!..Per Trump nuk votojne as zezaket, as Gays....lol... = lol

        1. g
          ganiu

          Ventura, vetëm budallenj si ti votojnë për "kasapin" e tyre. A ke ç'u no I dollar për të pagu kurvat e Trampit? Nigjoje Cenon, se pastaj do pendohesh. Që të zgjidhet Trampi duhet ta dëshirosh me gjithë shpirt. Po nuk zgjodh?! Ta dish se është vetëm faji tënd.

      Lini një Përgjigje