Izraeli: Kemi gjetur një nga rezervat më të mëdha të armëve të Hamasit

6 Dhjetor 2023, 16:35Bota TEMA
Izraeli: Kemi gjetur një nga rezervat më të mëdha të

Forcat e Armatosura të Izraelit kanë bërë me dije se kanë gjetur një nga rezervat më të mëdha të armëve të Hamasit në Rripin verior të Gazës, të përbërë nga qindra raketa, hedhëse, granata, dronë dhe pajisje shpërthyese.

Zëdhënësi i IDF për mediat arabe, Avichay Adraee, tha se armët u gjetën pranë një klinike dhe një shkolle.


“Të gjitha armët janë sekuestruar nga forcat e armatosurave, disa prej të cilave janë shpërthyer në terren, ndërsa të tjerat janë dërguar për të vijuar hetimet”.

IDF tha se kjo ishte një tjetër provë e përdorimit të banorëve të Rripit të Gazës nga Hamasi si mburoja njerëzore”.

Lini një Përgjigje