Merz jep mesazhin e parë për administratën e Trump: Mos ndërhyni në politikën e brendshme të Gjermanisë

7 Maj 2025, 16:56Bota TEMA
Merz jep mesazhin e parë për administratën e Trump: Mos

Kancelari i sapozgjedhur i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha se do t’u bëjë thirrje zyrtarëve të administratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të ndalojnë ndërhyrjen në politikën gjermane.

“Unë nuk ndërhyra në fushatën zgjedhore amerikane dhe nuk mora një qëndrim në favor të njërës apo tjetrës”, tha Merz, duke folur për rrjetin ZDF.

“Do të doja ta inkurajoja dhe t’i bëja thirrje qeverisë amerikane të mos merret me politikën e brendshme të Gjermanisë dhe të qëndrojë larg këtyre konsideratave partiake”, shtoi 69-vjeçari, i cili tani drejton qeverinë e re të koalicionit kristiandemokrat-socialdemokrat në Gjermani.

Kujtojmë se bashkëpunëtorët kryesorë të Presidentit Trump, përfshirë Elon Musk dhe shefin aktual të Departamentit të Shtetit Marco Rubio, kohët e fundit kanë nxituar të marrin hapur një qëndrim në favor të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Friedrich Merz pritet të zhvillojë bisedën e tij të parë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump si Kancelar nesër, të enjten.

4 Komente

  1. F
    FARI

    ARMATOSUNI DHE BJERINI RUSISE SE SHUME PO KRUHEN

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kancelari Gjerman do te dashurohet me Trump

      Kancelari Merz, pasi te flase neser me gjeniun Trump, do te suprizohet per mire kur te shohe e kuptoje se sa erudit, paqedashes, dhe i dashuruar me Evropen, sidomos me Gjermanine, por pas Putinit gje Kimit te Korese Veriut, eshte gjeniali Presidenti Trump, ky burre shteti qe di nga ekonomia me shume se cdokush i gjalle mbi Toke. Lum Amerika, e ka pa Zoti duke derguar ate ne Toke per te drejtuar me dore te forte, dhe me ndonje pushtim te vogel si Groenlanda, Kanali i Panamase dhe anekjimin e Kanadase.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muc pordha, prozator

        oo “Muc prozatori” o rrote kari 24 karatsh. Paske ndryshuar llagapin po te tradhton llogjika e injorantit qe te karakterizon

        Përgjigjjuni
      2. M
        Messerschmitt

        Merz gjakdhjeri e di shume mire se si u zgjodh e pse eshte aty ...vete njerzit me te afert nuk kane besim tek ty. Nuk ka ndohdur kurre ne historin politike te gjermanise qe nje Kanzelari ti duhet nje zgjedhje e dyte ne parlament. Merre me long se mishi u mbarua.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje