"Bastardi" që e shpëtoi kancelarin Merz

7 Maj 2025, 11:37Bota TEMA
"Bastardi" që e shpëtoi kancelarin Merz

Në fund, pati një përqafim! Nga lehtësimi. Një falënderim. Friedrich Merz, sapo u zgjodh kancelar, e mori në përqafim Alexander Dobrindt, përfaqësuesin e CSU në Berlin, i cili tani do të jetë Ministër i Brendshëm. Ai ka shumë për ta falënderuar. Pjesërisht edhe për faktin se sot ai ndodhet këtu si kancelar.

Sepse Dobrindt, dikur i përqeshur në Berlin për shkak të kostumeve të tij me ngjyra të ndezura, këpucëve me majë dhe theksit të Bavarisë, është një lloj "luftëtari" i Unionit: Që nga viti 2002, i zgjedhur drejtpërdrejt në Bundestag, ai i njeh të gjithë ata që janë akoma aty dhe di më shumë se ata që sapo kanë ardhur. Një negociator me një libër kontaktesh telefonike plot. Në moshën 54-vjeçare, ai është një veteran i Berlinit.

Shpesh paksa bastard në fjalor, por pastaj përsëri i qetë kur bëhet fjalë për çështjen.

Gjatë rrugës së Merz drejt kancelarisë, Dobrindt arriti kryeveprën e tij. Ai ishte si një trajner taktik.

Dobrindt ishte në krye të ekipit të shpëtimit për kancelarin Merz tri herë.

► Kur negociatat për koalicionin midis CDU/CSU dhe SPD-së ngecën plotësisht dhe rrezikonin të dështonin, ishte Dobrindt ai që negocioi me udhëheqësin e SPD-së, Lars Klingbeil. Ishte Dobrindt ai që vazhdonte të jepte sugjerime. Në fund: marrëveshje!

► Ai luajti një rol kyç në sigurimin e miratimit nga të Gjelbrit të amendamentit kushtetues për paketën e borxhit. Kur gjithçka ishte pranë dështimit, ishte përsëri Dobrindt ai që negocioi çështjen. Merz i kishte zemëruar të Gjelbrit me kritikat ndaj tyre. Dobrindt e mori situatën në dorë dhe negocoi privatisht me udhëheqësen e grupit parlamentar të Partisë së Gjelbër, Katharina Dröge. Sërish marrëveshje!

► Përsëri në këtë ditë të mbushur me dramë: Një koalicion i ri po shqyrton mundësinë se si mund të zgjidhet Merz këtë të martë dhe nëse është e nevojshme të flasë me të majtën për çështje procedurale. Vetëm një person në këtë grup ka një numër nga e majta: Dobrindt. Ai krijon një lidhje me udhëheqjen e grupit parlamentar. Dobrindt dhe kreu i grupit parlamentar, Jens Spahn,  negociojnë. Partia e Majtë nuk dëshiron të shkojë në zgjedhjet për kancelar. Marrëveshje!

“Spiegel” e quan Dobrindtin “lojtar kyç” ose “njeriu beta, pa të cilin nuk funksionon asgjë”.

Ai shërben si lidhje midis kreut të CSU-së, Markus Söder dhe Merz: Dobrindt koordinoi bashkëpunimin midis Merz dhe Söder - dhe luajti një rol kyç për t’u siguruar që të dy të shkonin mirë me njëri-tjetrin. (BILD)

7 Komente

  1. 1
    12345678

    PER ATA QE KANE PAK TRU DUHETTE KUPTOJNE SE VERTETE KJO ESHTE NJE KULTURE DEMOKRATIKE. DHE NE KETE DUAME DHE SHPRESOJME TA KEMI NE TE ARDHMEN (duke perjashtuare te gjithe kreminelet te pashkollet injorantet dhe mbi te gjitha ata dru me pre, jo malesoret qe kam punuare dhe jetuare me ta si me vellezrit e mi jo, por ata qe jane te ngjashem si Noket,Frroket Berishajt).

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lindi

      Kultura demokratike nuk ngrihet në boshllek po mbi kulturën qytetare te një vendi. Aty vjedhja nuk njihet, Jo të jetë e perditshme nga qeveritaret. Etj, etj. Ajo ka bere që atje fshati të jenë si qyteti. Që gjermania të jete vendi numrin një ne evrope.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Nuk njihet vjedhja ne Gjermani? Po ku jeton ti o loqe se ne Gjermani jo nje here ose paske lindur dje. Fluturoke me presh ne bythe.

        Përgjigjjuni
      2. A
        A

        Kancelar pa peshe qe pa ardhur mire ne pushtet. Do beje nje mut si i meparshmi Olaf.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gaz

          “Euro can bllokaden”” duhet te ishte titullohet artikulli.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Kur analizon raportet demokratike në një vënd si Gjermania, nuk mund të mos marrësh në konsideratë faktin se mëndja të shkon tek Hitleri kur bënë vlerësimin e momentit. Të gjithë udhëheqësit gjermanë të pasluftës kanë patur fatin e madh të krahasohen kurdoherë me Hitlerin, gjë që ata i nxjerrë në çdo rast si demokratë të kulluar. Edhe Berishës dhe Ramës u duket vehtja demokratë, sepse e krahasojnë veten në raport me Hoxhën. Kuptohet, nga një krahasim i tillë politikanët tanë si dhe ata të ish lindjes komuniste dalin kurdoherë të fituar. Të vështirë mund t'a ketë një politikanë anglez apo francez, i cili nuk krahasohet me një diktator brutal, por me politikanë demokratë. Nuk mund të mos vihet në dukje, se është në natyrën e popullit gjerman si një popull skajshmërisht individualist i cili as që shqetësohet shumë për vlerat demokratike të shoqërisë, përballë mirëqënies individuale në raport me popujt e tjerë. Humanizmi është gjëja e fundit ku gjermanit mund t'i shkojë mëndja.

            Përgjigjjuni
            1. N
              NWO Satanic Cult

              Dmth me qarte Alexander Dobrindt eshte njeriu kyc i "deep state" n'Gjermani..shume e thjeshte..me sh'net

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje